E Shtunë, 31 Tetor 2026

KAS i Lozanës: Vendimi per Burrelin ne doren tone

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ka pranuar të marrë në shqyrtim cështjen e Burrelit që ishte dërguar në atë shkallë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo e fundit do ti dërgojë tashmë KAS-it të Lozanës të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kjo e fundit të nisë menjëherë cështjen. Skuadra matjane u dënua nga komisionet disiplinore të Federatës me përjashtim për një sezon nga kampionati dhe një kategori më poshtë pasi në ndeshjen e fazës së parë Burreli-Erzeni drejtuesit vendas goditën me sende të forta duke i rrezikuar edhe jetën shefit të Arbitrave në FSHF, Sulejman Mema. Burreli e apeloi vendimin në KAS-in e Komitetit Olimpik Shqiptar, i cili ja uli dënimin në vetëm zhvillimin e të gjitha ndeshjeve të këtij sezoni në fushë asnjëanëse. FSHF-ja u kundërpërgjigj menjëherë dhe e apeloi vendimin në Lozanë dhe kjo është shkalla e fundit që do të vendosë për fatin e skuadrës matjane. Ndërkohë që Burreli nuk do të luajë derisa të jepet vendimi përfundimtar nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›