E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela drejt spitalit, Cottbus në finale të Antalya-Cup

Albania-Sport (AS) - Energie Cottbus, skuadra e Ervin Skelës mbërriti në finalen e Antalya-Cups. Cottbus mposhti në përballjen e parë direkte Dinamon e Minskur me rezultatin 3-1 (2-1,pjesa e parë). Pas dizavantazhit 0-1 (Kovel 16'), Energie Cottbus shënoi dy herë me Sergiu Radu në të 27' dhe 32'. Golin e tretë për Cottbus e shënoi Francis Kioyo. Të dielën FC Energie në finale me fituesen e ciftit Fenerbahce Istanbul-ADO Den Haag që do të luhet të premten. Ajo që po e bën më shqetësuese situatën te Energie Cottbus është gjendja shendetsore e Skelës, që tashm është rikthyer në Gjermani duke braktisur grumbullimin në Antalia. Skela vetëm pak ditë më parë nënshkroi një kontratë 2.5 vjecare me gjermanët e Energie, por gjatë kontrollit rutinë nga stafi mjekësor u konstatua vlera të larta albuminash në gjak, që mund të sjellin edhe një shtrim në spital. Pas analizave të tjera në gjak, mjekët do të mund të konstatojnë edhe diagnozën për një trajtim më të specializuar. Nga klubi i Energie Cottbus të dhënat e mëtejshme rreth shëndetit të Skelës janë shumë të rezervuara. Linkszeitung.de kujton se Skela nënshkroi në fillim të janarit një kontratë e konsideruar si përforcimi më serioz i Energie Cottbus. Skela erdhi me karton të lirë nga ekipi italian i serisë A, Ascoli Calcio. "Me Ervin Skelën ne kemi bërë përforcimin e duhur për repartin tonë ofensiv", citohet manaxheri i Energie Cottbus, Steffen Heidrich nga siti gjerman. Në maj të vitit 2006, Skela bënte pjesë në formacionin e 1. FC Kaiserslautern që u rrëzua në Bundesliga. Në Bundesliga 1 lojtari i Kombëtares shqiptare ka veshur bluzën e Eintracht Frankfurt dhe Arminia Bielefeld.

Burimi: linkszeitung.de

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›