E Shtunë, 31 Tetor 2026

OMONIA: Dule të dorëzojë mandatin e deputetit



Këshilli i Përgjithshëm i OMONIA-s i kërkon kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, që të dorëzojë mandatin e deputetit. Mbledhja e kësaj organizate është zhvilluar dje në mesditë, në selinë kryesore të saj në qytetin e Sarandës. Në mbledhje ka munguar kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, por ajo është drejtuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Spiro Ksera, i cili është edhe ministri i Punës në kabinetin e Berishës, si dhe nga nënkryetari tjetër i Këshillit, Kristaq Kali. Të pranishëm kanë qenë edhe ish-ministri Kosta Barka dhe sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Thoma Miço. Në përfundim të mbledhjes janë marrë disa vendime të rëndësishme, ku ndër kryesoret ka qenë kërkesa drejtuar Vangjel Dules për të dorëzuar mandatin e deputetit, si dhe thirrja në muajin dhjetor të Konferencës së Përgjithshme të OMONIA-s, si një kërkesë për t’i dhënë fund situatës së kundërvënieve në organizatën e minoritetit grek dhe për të zgjedhur drejtues të rinj në krye të saj.

28 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›