Asambleja parlamentare e KE,debat të lirë për Kosovën
• Byroja dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kanë miratuar kërkesën e delegacionit suedez në KE, për të zhvilluar
me procedurë normale (jo të përshpejtuar) një debat për Kosovën, debat, i cili është parashikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë. Debati do të jetë i lirë dhe nuk do të shoqërohet me raport, apo rezolutë. Në axhendën e këtij sesioni, Asambleja Parlamentare e KE-së do të diskutojë një sërë çështjesh të rëndësishme, që shqetësojnë sot politikën evropiane. Asambleja Parlamentare e KE-së, nën drejtimin e Presidentit, z. Luis Maria de Puch, nisi sot në mesditë, në Strasburg punimet e sesionit të pranverës. Ndërkohë përfaqësues i delegacionit shqiptar është Aleksandër Biberaj, njëkohësisht edhe zv. president i Asamblesë Parlamentare të KE-së, si dhe zv. president i grupit parlamentar të PPE-ve. Në këtë sesion është parashikuar që të marrin pjesë dhe t’i adresohen Asamblesë Parlamentare të KE-së një sërë personalitetesh të politikës evropiane dhe drejtues shtetesh, si Kancelarja Federale e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, Presidenti i Republikës sllovake, z. Ivan Gasparoviç, ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner, si dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës sllovake Jan Kubis, njëkohësisht edhe mbajtësi i radhës i Presidencës së Komitetit të Ministrave të KE-së.