Itali, Berluskoni rrëmben mandatin e tretë qeverisës
• Silvio Berluskoni do të jetë kryeministri i ri i Italisë, për herë të tretë në karrierën e tij politike, ku do të udhëheqë një qeveri që e gjen vendin në krizë ekonomike.
71-vjeçari miliarder ka rezultuar fitues me një rezultat të ngushtë me rivalin e tij të PD, Italia e Vlerave, Valter Veltroni si në Dhomë edhe në Senat, për të zgjedhur përfaqësuesit e të cilëve rreth 50 milionë italianë me të drejtë vote u drejtuan dy ditë në qendrat e votimit. Kthimi i Berluskonit mund të konsiderohet i jashtëzakonshëm në më pak se dy vite pasi ai humbi zgjedhjet me rivalin e tij të përjetshëm politik, Romano Prodi. Fitorja e Prodit zgjati vetëm 20 muaj, derisa qeveria e tij u rrëzua nga vetë sistemi i tij politik. Populli italian ka qenë i zhgënjyer për shumë kohë nga elita politike e vendit. Liderët në fushatë u kanë bërë thirrje njerëzve të mos shkojnë në votime si një mënyrë proteste ndaj sistemit politik. Pjesëmarrja në votime ka qenë mjaft e lartë, rreth 80 për qind e njerëzve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në përzgjedhjen e Dhomës dhe Senatit të ri italian, megjithatë 3.5 pikë më e ulët se votimi i vitit 2006. Ky vend ka rritjen më të ngadaltë ekonomike dhe pagat më të ulëta nga vendet e BE. Kjo qeveri është qeveria e 62-të dhe sipas analistit Grehg Milam, Berluskoni, është njeriu i vetëm që ka qeverisur një mandat të plotë në kohët moderne. Tashmë Berluskonit do t’i duhet të negociojë me kundërshtarin e tij të qendrës së majtë, Valter Veltroni për të forcuar legjislacionin në Parlament. Sipas komentit të gazetarit Marco Liconti në “Sky News”: “Ka njerëz që e dashurojnë atë dhe ka njerëz që do ta urrejnë gjithmonë atë. Disa mendojnë se ai është italiani më i madh që në kohët e Jul Qesarit”. Pas rezultateve Silvio Berluskoni dhe Gianfranco Fini kanë biseduar në telefon, duke shprehur një kënaqësi të thellë për rezultatin e votimit. Po ashtu, “I bëj përgëzimet e mia PDL dhe “Lega Nord”. Tani është koha të qeverisim, Italia ka nevojë. Ne do të bëjmë një opozitë konstruktive”, tha Pier Ferdinando Casini duke shtuar se do t’i japin votëbesimin Berluskonit. Zgjedhjet në përgjithësi kaluan pa probleme përveç disa raportimeve nga autoritet për disa zona në jug të Italisë si Palermo, Sicili ku po hetohet për zhdukjen e rreth 100 votave të pashënuara nga qendrat e votimit atje. Votuesit nuk janë lejuar që të marrin me vete telefona me kamera në dhomën e votimit. Këto ditë u zhvilluan gjithashtu edhe zgjedhjet bashkiake në disa qytete të Italisë, si në Romë, etj. Në fushatat e tij elektorale Berluskoni i kushtoi vëmendje edhe armiqve të tij më të preferuar, gjykatësve dhe prokurorëve. Ai ka propozuar që prokurorët herë pas here t’u nënshtrohen testeve për të vërtetuar se janë në gjendje të shëndoshë psikologjike. Shumë italianë ishin të zhgënjyer nga qeveria e qendrës së majtë, e cila ka udhëhequr në dy vitet e fundit, ku ka pasur shumë ditë me grindje. Fausto Bertinoti pranoi humbjen: “Që sot unë largohem nga drejtimi i koalicionit të majtë. Më vjen keq që po iki me humbje”, tha ai.
Veltroni: Urova rivalin për fitoren
Valter Veltroni është paraqitur optimist përpara mediave. Pas leximit të sondazheve të para paraprake, ai u ka thënë liderëve të PD: “Kemi bërë atë që duhej për Italinë. Besoj se ky quhet sukses. Për ne është shumë e rëndësishme që, propozimi ynë politik të ketë bindur shumë italianë. Sot ne jemi një parti e madhe politike, edhe pse nuk e dimë me siguri të plotë se kush ka fituar. Jemi të sigurt që PD ka pasur një rezultat të mirë, por edhe që PDL ka fituar. Por megjithatë ende nuk mund ta themi zyrtarisht. Nuk na mbetet tjetër veçse të presim rezultatet përfundimtare zyrtare”. Pas rezultateve zyrtare, Valter Veltroni i ka telefonuar Silvio Berluksonit. “Siç është traditë në të gjitha demokracitë perëndimore i telefonova Berluksonit për t’i uruar fitoren”, tha ai.
Dhoma dhe senati
Dhoma
IL POPOLO DELLA LIBERTA’ 36,6%
LEGA NORD 8,6%
MOVIMENTO PER L’AUTONOMIA 1,2%
Total Berluskoni 46,4%
PARTITO DEMOCRATICO 33,6%
ITALIA DEI VALORI 4,4%
Total Veltroni 38,0%
LA SINISTRA L’ARCOBALENO 3,1%
UNIONE DI CENTRO 5,6%
LA DESTRA-FIAMMA TRICOLORE 2,5%
PARTITO SOCIALISTA 0,9%
Të tjera 3,5%
Senati
IL POPOLO DELLA LIBERTA ’37,9%
LEGA NORD 8,1%
MOVIMENTO PER L’AUTONOMIA 1,1%
Total Berluskoni 47,1%
(166/170 vende në Senat)
PARTITO DEMOCRATICO 34,1%
ITALIA DEI VALORI 4,4%
Total Veltroni 38,5%
(132/136 vende në Senat)
LA SINISTRA L’ARCOBALENO 3,2%
UNIONE DI CENTRO 5,7%
FIAMMA TRICOLORE 2,1%
PARTITO SOCIALISTA 0,8%
Lista të tjera 2,6%
Berisha uron Berluskonin për fitoren
Pas konfirmimit nga Komisioni i Zgjedhjeve të partisë së Silvio Berluskonit si fitues i tyre, kryeministri Sali Berisha i ka telefonuar homologut të tij duke i uruar fitoren. Kreu i qeverisë shqiptare ka pritur vetëm disa orë, ku u vu re edhe diferenca e madhe e votave mes Berluskonit dhe Veltronit të qendrës së majtë, për ti telefonuar kryeministrit të ri të Italisë, duke garantuar të edhe një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve. Gjithashtu është rënë dakord që në një kohë të shkurtër, kur edhe axhendat e dy kryeministrave ta mundësojnë, të zhvillohet edhe një takim mes tyre.