Aselborn: Maqedonia, zgjidhje sa më të shpejtë të emrit
Bashkimi Evropian dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të cështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.Kështu u shpreh shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Zhan Aselborn pas takimit me homologun e tij maqedonas Antonio Milloshoski,duke shtuar se Maqedonia dhe Greqia duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
"Maqedonia duhet të shikojë përpara, drejt të ardhmes për të arritur sa
më shpjet një zgjidhje të mundshme për çështjen e emrit me
Greqinë,proces që po bllokon rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe
BE-së.Kjo çështje nuk mund të zgjidhet as në Paris,as Berlin as në
Bruksel.Ne,si vend i vogël kemi bërë zgjidhjen tonë dhe u orientuam
drejt të ardhmes duke u munduar në këtë mënyrë të kapërcenim dëmet e të
kaluarës.Besoj se dallimet mes Gjermanisë së atëhershme dhe Francës
ishin shumë më të mëdha se sa dallimet që ka Maqedonia me Greqinë",
thote Zhan Aselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut.
"Ndërmjetësi për emrin Methju Nimic do të vizitojë Maqedoninë në datën
23 të këtij muaji dhe me siguri pas kësaj do të vizitojë dhe Greqinë.Ne
do të mundohemi që në mënyrë konstruktive dhe plotësuese të investojmë
në këtë proces,në dialogun dypalësh për të arritur ndonjë zgjidhje për
çështjen e emrit.Por për çdo rast,vlerësoj se duhet të tregohet
konstruktivitet dhe nga ana e Greqisë që ne të mund të arrijmë disa
zgjidhje të cilat të mund të shkruhen dhe përkthehen edhe në greqisht
dhe në maqedonisht, si kompromis", deklaroi Antonio Milloshoski,
ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
Në kuadër të vizitës së tij në Shkup,Ministri i Jashtëm i Luksemburgut
Zhan Aselborn ka kërkuar mbështetjen nga Shkupi zyrtar,për aplikimin e
Luksemburgut për anëtarësimin në Këshillin për Siguri të Kombeve të
Bashkuara.
Valmir Kuçi
< I mëparshmi