E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rezolutën e raportuesit për Maqedoninë

Parlamenti Europian ka miratuar me 550 vota pro rezolutën e raportuesit për Maqedoninë Zoran Taler,i cili ka vlerësuar se Maqedonia ka bërë progres dhe se qeveria ka punuar në rrugën e integrimit në BE duke siguruar stabilitet dhe duke realizuar reformat në harmoni me ligjet evropiane.

 
"është e qartë se fryma e rezolutës e cila vlerëson se duhet një rol i
ri i Greqisë në rajonin e Balkanit është mbështetur nga parlamenti .Në
kërkojmë një rol më aktiv të vendeve kryesore të BE në rajon dhe pjesë e
tyre është edhe Greqia, prandaj edhe e mirëpresim axhendën e vitit 2014
që është nismë e qeverisë greke si përpjekje inkurajuese dhe motivuese
për të punuar në këtë rol fisnik për afrimin e Ballkanit Perëndimor në
BE", thote Zoran Thaler, Raportues për Maqedoninë në PE.

Ndërsa raportuesi për Kroacinë Johanes Svvoboda u shpreh se detyra më e
rëndësishme për të gjithë vitin 2010 është bindja e kroatëve për të qenë
pjesë e BE.

"Detyrat e shtëpisë duhen bërë plotësisht dhe për të gjitha cështjet
duhen bërë më shumë përjkeje në bazë të mënyreave që përdor qeveria pika
kryesore  e të cilave është atmosfera e përgjithshme e qytetarëve e
cila nuk është ideale.Mendoj se ka ardhur koha që të fillojmë fushatën e
promovimit nëse kemi ende cështje të hapura të cilat duhen diskutuar",
tha Johannes Swoboda, Raportues për Kroacinë në PE.

Raportuesi për kroacinë johanes svoboda u shpreh se nëse nuk arrihet që
të binden qytetarët kroatë që më e mira e tyre është në BE atëhere
projekti i anëtarësimit ka dështuar pavarësisht përpjekjeve maksimale që
mund të bëhen nga të gjitha strukturat.

Olgera Muka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›