E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian përkrah anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane

Bruksel, 17 gusht – Komisioni Evropian përkrah anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane (BERZH), ka deklaruar në Bruksel komesari për çështje ekonomike, Olli Rehn, kanë raportuar mediat serbe nga Brukseli.
Pas takimit me ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shalën, Rehn ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në BERZH do të jetë “ një hap i mëtejshëm i rëndësishëm”.
Shala ka shpreh optimizmin se Kosova do të merr numër të mjaftueshëm të votave për pranimin në Bankën Evropiane, duke shtuar se janë shtuar konditat për këtë pas shpalljes së mendimit të GJND-së.
Rehn ka përshëndetur marrëveshjen e arritur kohë më parë ndërmjet Kosovës dhe FMN-së për aranzhman kreditor, duke theksuar se me këtë është përmbushur një parakusht i rëndësishëm për ndihmë të jashtëzakonshme të Komisionit Evropian në lartësi 30 milionë euro.

Ai ka shprehur bindjen se kësti i parë i ndihmës shpejt do të mund të paguhet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›