PD, Patozi: Protesta e 30 prillit do ketë fatin e të kaluarave
TIRANë- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi sot, se "mazhoranca ka qenë e hapur në të gjitha ofertat e saj për opozitën, duke respektuar të drejtën për të hetuar çdo pretendim të saj që nuk cënon Kushtetutën dhe rregullat e shtetit ligjor".
Në një konferencë për shtyp, Patozi reagoi pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së për rinisjen e protestave në datën 30 prill.
"Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama ta shndërrojë disfatën e tij personale në një dramë kombëtare. Refuzimi i prerë i ofertave tona serioze tregon se kryetari i PS-së është i vendosur për t’i shkuar deri në fund aventurës së tij politike, duke u përpjekur pa sukses që më lëvizjet dhe qëndrimet e tij të dëmtojë me sa mundet imazhin dhe proceset integruese të Shqipërisë", tha ai.
Edi Rama është njeriu i krizës në Shqipëri, tha z. Patozi duke shtuar se "Asambleja e thirrur prej tij nuk prodhoi asgjë të re dhe asnjë befasi. "U shqiptuan të njëjtat sllogane për gjoja transparencën dhe u theksua edhe një herë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të lejohet të dalë nga kutia", tha ai.
Sipas z. Patozi "protesta e 30 prillit e paralajmëruar nga PS do të ketë fatin e protestave të kaluara". "Gjeneratori i dëshpërimit, që po mban peng prej gati 8 muajsh forcën e vet politike, na tregoi edhe një herë, se nuk ka ndërmend t’u japë mundësitë deputetëve të përfaqësojnë me dinjitet në parlament zgjedhësit e tyre", tha Patozi.
Asambleja Kombëtare e PS-së vendosi sot rinisjen e protestave për mbrojtjen e votës në 30 prill, si dhe pjesëmarrjen e kushtëzuar në parlament vetëm për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve.
(e.n/BalkanWeb)