Asgjësohen 100 rrënjë kanabis
Operacioni
Në zonën e lumit të Vlorës janë gjetur dhe asgjësuar rreth 100 rrënjë kanabis. Operacioni i policisë së Vlorës është zhvilluar mëngjesin e djeshëm dhe është finalizuar me asgjësimin e 60 rrënjëve kanabis sativa në fshatin Resulaj, në një territor të thellë të këtij fshati. Ndërkohë që në fshatin Romës, po dje janë gjetur dhe asgjësuar 40 rrënjë kanabis sativa. Në të dyja rastet policia nuk ka mundur të gjejë pronarët e bimëve narkotike, ndërkohë që po punohet për gjetjen e tyre.
#