Bashkia depoziton paditë penale
Nisma
Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndjekë në rrugë institucionale çështjen e akuzave publike ndaj titullarit të saj, Edi Rama. Zëdhënësi i saj, Florian Serjani, ka depozituar dje në Prokurorinë e Tiranës listën e padive të ngritura nga bashkia ndaj të gjithë përfaqësuesve të mazhorancës, që kanë akuzuar padrejtësisht kryetarin e bashkisë, Edi Rama. Mes padive, të cilat Serjani i listoi publikisht para medias, është edhe ajo që lidhet me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për fyerjet e drejtuara nga ky i fundit në adresë të Ramës. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë të gjitha aktpaditë dhe të zbardhë të vërtetën e akuzave, e cila është në interes të publikut.
#