E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen 315 kanabis në toka pa pronarë

Prej disa ditësh, blutë e Antidrogës së Vlorës po "krehin" të gjithë zonën e Lumit të Vlorës, si dhe fshatrat e Komunës së Vllahinës. Një aksion i nisur që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm është finalizuar me gjetjen dhe asgjësimin e 315 rrënjëve të bimës narkotike kanabis sativa. Një pjesë e bimëve janë nisur për të kryer ekspertizën në laboratorët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa pjesa tjetër është djegur në vend. Parcelat ku është gjetur bima narkotike, nuk kanë pronarë të ligjshëm dhe kjo ka bërë të vështirë kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të kultivuesve të kanabisit. Mësohet se aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›