E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roja tenton të vjedhë arkën e komunës

Paguhej për të ruajtur komunën nga vjedhësit e mundshëm, por ka tentuar vetë të hapë kasafortën e saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Mollas të Komunës me të njëjtin emër, rreth 40 km larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme, u bë arrestimi në flagrancë i 49-vjeçarit Shkëlqim Gjini, banues në fshatin Mollas. Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të vjedhë arkën e Komunës Mollas. Mësohet se Gjini është parë duke hapur me sende të forta derën kryesore të arkës, me objektivin e vetëm kasafortën, por nuk ka mundur ta hapë atë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›