E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen municione në ishullin e Sazanit

 

VLORE - Asgjësohet një sasi e konsiderueshme e municioneve në ishullin e Sazanit. Sipas burimeve pranë bazës së Pashalimanit, pak ditë më parë nisi heqja e këtyre municioneve, që qëndronin në sipërfaqen e ujit në pjesën veriore të ishullit, që prej Luftës së Dytë Botërore, por dhe nga hapja e depove të vitit 1997 në ishullin e Sazanit. Pas largimit të sasisë së dukshme të predhave luftarake, të cilat mbartnin eksploziv, u bë dhe demontimi i tyre në këtë ishull. Sasia ndodhej përgjatë bregdetit dhe në sipërfaqe të dukshme. Shpërthimi i lëndës eksplozive u dëgjua deri në qytetin e Vlorës, duke ngjallur edhe frikën e kureshtjen e banorëve. Ndërkohë, për disa minuta një re e madhe tymi u ngrit përmbi ishullin e Sazanit. Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me municionet që gjenden në pjesën nënujore të ishullit, ku mendohet se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme prej rreth 80 tonë municione. Sipas specialistëve, kjo sasi e konsiderueshme e municioneve është shumë i rrezikshëm, ndaj bëhet apel për demontimin sa më parë të tyre.                                                                                           q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›