Asgjësohet kanabis, policia kërkon pronarët
Policia lokale ka asgjësuar 888 rrënjë bimë narkotike në dy aksione të ndryshme në rrethin e Gjirokastrës. Kontrolli u ushtrua në fshatin Kordhocë të Komunës së Lazaratit dhe në Komunën Cepo, 3 dhe 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.
Aksionet në kuadër të operacionit "Era e Jugut" janë finalizuar në fshatin Kordhocë me asgjësimin e 428 rrënjëve bimë narkotike, ndërsa në Komunën Cepo janë asgjësuar 460 rrënjë, që të gjitha të llojit kanabis sativa. Sipas policisë, bimët varionin nga dy metra deri në tre metra lartësi. Në momentin që policia ka shkuar për të shkatërruar këto bimë në këto parcela nuk është gjetur njeri, por specialistët e antidrogës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe provave materiale të gjetura kanë identifikuar autorin dhe është bërë shpallja në kërkim e tij.