Kapet me granata, në pranga një 70-vjeçar
Një 70-vjeçar prangoset nga policia për armëmbajtje pa leje. Gjetja e dy granatave gjatë një kontrolli policor në banesë e ka çuar në qelitë e paraburgimit Haxhi Qerimin. Policia bëri të ditur zyrtarisht arrestimin në flagrancë të 70-vjeçarit Qerimi nga Fushë-Kruja. Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 14.45 të një dite më parë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një granatë ofensive pa ndezës, një granatë difensive me ndezës, si edhe një ndezës i unifikuar granate. Ndaj të moshuarit policia përgatiti materialet paraprake për hetim të mëtejshëm nga Prokuroria e Krujës për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.