E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet gjatë namazit xhamia e lagjes Kiras

Hajdutët nuk kursejnë as shtëpinë e Zotit. Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në periferi të qytetit të Shkodrës, ku në ambientet e brendshme të xhamisë janë vjedhur rreth 20 mijë lekë. Ngjarja është raportuar nga hoxha i xhamisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, ku sipas policisë është konstatuar se vjedhja nuk është kryer me thyerje. Sipas kësaj të fundit, të hollat janë marrë në momentin kur dera e xhamisë ka qenë e hapur ose në kohën kur kryen ritet e faljes dhe askush nuk ka vënë re hajdutët. Burime konfidenciale pohuan për gazetën se dyshimet kryesore janë për një grup adoleshentësh të zonës, të cilët mendohen se kanë kryer dhe vjedhje të tjera të kësaj natyre në shuma më të vogla në disa arka të xhamive, kryesisht në fshatra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›