E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohet në Krujë 2951 rrënjë bimës narkotike

Vazhdon aksioni anticanabis i policisë

Forcat e policisë së Durrësit dhe Krujës po vijojnë operacionin e koduar “Kroi i gjarpërit”, për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në rrethin e Krujës. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë se në fshatrat Shkretë, Mafsheq, Brret dhe Shjezë të komunës së Cudhisë, 20 km larg qytetit të Krujës janë sekuestruar dhe më pas janë asgjësuar 2951 rrënjë canabis sativa, të cilat ishin mbjellë në zona të pyllëzuara. Gjatë operacionit të koduar “Kroi i gjarpërit” janë shoqëruar në komisariatin e Krujës tre shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi. Disa ditë më parë forcat e policisë asgjësuan mbi 5 mijë rrënjë canabis në fazën e pjekurisë, ndërsa u arrestuan tre persona dhe dy të tjerë po hetohen në gjëndje të lirë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›