E Diel, 1 Nëntor 2026

Piku i prodhimit favorizon uljen e çmimeve të produkteve bujqësore

Çmimet e shitjes me pakicë të prodhimeve kryesore bujqësore në fund të kësaj jave, krahasuar me javën që kaloi, shënuan përsëri një ulje të lehtë. Nga informacioni i drejtorisë së statistikes dhe politikave të zhvillimit në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit, rezulton se çmimi i shitjes së perimeve ka pësuar një rënie të ndjeshme në të gjitha tregjet e vendit. Sipas specialisteve të bujqësisë, piku i prodhimit favorizon rritjen e sasisë së produkteve në tregje dhe si rezultat rënien e çmimit të tregëtimit të tyre. 

Duke iu referuar statistikave rezulton se çmimet e perimeve në fund të kësaj jave janë ulur 2,3 lekë/kg, të frutave 1,2 lekë/kg dhe të disa produkteve blegtorale si djath, dhe gjalp rreth 0,6 lekë/kg.Të dhënat e mesipërme janë nxjerrë si mesatare e përgjithshme e tregëtimit të këtyre prodhimeve në shkallë vendi. Por për rrethe të veçanta si Lushnje, Fier, Shkodër e Durrës, çmimet e shitjes për artikuj të veçantë rezultojnë edhe më të ulta, pasi këto janë rrethe me prodhimtari të lartë.

Përfaqësues nga dikasteri i Bujqësisë, shpjegojnë se, politikat e MBUMK-së për rritjen e prodhimit bujqësor vendas e integruar me investime të ndjeshme në sektorin e marketingut bujqësor dhe industrive agro-përpunuesve, ka ndihmuar në shtrirjen ose shpërndarjen e prodhimit bujqësor në të gjithë vendin dhe rritjen e efektivitetit të konsumit të tij. Sipas tyre, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe tregtimit, janë faktorë të tjerë që kanë nxitur fermerin për daljen në treg me prodhime bujqësore të fushës apo serës që kanë shtuar prodhimin në tregjet e vendit, duke iu përgjigjur më së miri fluksit në rritje të konsumatorëve, veçanërisht gjatë këtij sezoni veror për prodhime vendi

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›