E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Vlorës asgjëson 500 bimë narkotike në 48 orët e fundit

Policia e Vlorës ka asgjësuar 500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa , të cilat janë zbulluar në zona të ndryshme të këtij rrethi. Burime zyrtare të Policisë së Vlorës, bënë të ditur se “bimët narkotike u asgjësuan gjatë 48 orëve të fundit në  aksionet e ndërmarra në fshatrat Armen dhe Velçë, respektivisht 25 dhe 45 km në lindje të qytetit të Vlorës.”. Ky aksion i policisë ka pasuar edhe disa aksione të tjera që policia ka ndërmarë prej disa javësh në rrethin e Vlorës , për të asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në zona të ndryshme. Sipas të njëjtave burime, dukuria e kultivimit me lëndë narkotike ka pësuar ulje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar , ku u identifikuan 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe u asgjësuan 18802 rrënjë kanabis sativa. Deri katër vite  më parë qarku i Vlorës dhe në veçanti rrethi, ka qenë ndër zonat më problematike në kultivimin e bimëve narkotike. Kjo dukuri, që u shfaq në fillim të viteve ’90-të, ku njohu rritje të dukshme në periudhën 1997-2005. Gjatë tre viteve të fundit, treguesit kanë ardhur në rënie të theksuar. Për të luftuar këtë dukuri, gjatë vitit të kaluar, u përdorën edhe mjete moderne, mes të cilave edhe helikopterët. Gjatë këtij viti, numri i aksioneve të policisë në zonat e dyshuara  pritet të 5- fishohet, për të ulur në minimumin e mundshëm këtë dukuri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›