Vrasje me armë zjarri në Berat, arrestohet autori

Vetëm pak kohë nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Celepija" në Berat, është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje, 40 vjecari Përparim Mahmutaj. Një vrasje më armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur pas një konflikti të çastit, ka mbetur i vrarë një 30 vjeçar nga Berati, ndërkohë që pas shpalljes në kërkim, policia arrestoi autorin e ngjarjes. Ngjarja e ndodhur rreth orës 7.45 të mëngjesit të sotëm, ku për pasojë e përdorimit të armës pas një konflikti banal, humbi jetën 30 vjecari Erjon Toska , mësojmë se ka patur motiv një grindje të çastit mes tij dhe 40 vjeçarit, Përparim Mahmutaj. Sipas burimeve të policisë mësojmë se në momentin që viktima ka kthyer mjetin e tij pranë mjetit të autorit të kësaj ngjarje, e ka gërvishtur atë. Më pas, konflikti ka vazhduar deri në momentin që viktima dhe vëllai i tij ka ndjekur autorin e kësaj ngjarje në banesën e tij, ku ky i fundit, i trembur ka nxjerr armën e tij tip pistoletë dhe ka qëlluar mbi 30 vjeçarin, i cili humbi jetën nga plagët e marra në kokë. Më pas, policia e Beratit, e vënë në ndjekje të autorit, ka bllokuar të gjitha rrugët hyrës në qytet, duke detyruar autorin e ngjarjes të vetëdorrëzohet. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ndaj 40 vjeçarit, mbi të cilin rëndon akuza e "vrasjes", u morr masa e menjëherëshme e arrestit.
...