E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton-Fratini, avokatët e Shqipërisë për heqjen e vizave

Ministrja e Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka kërkuar dje që BE-ja të ndihmojë vendet e Ballkanit në reforma, përmes heqjes së menjëhershme të regjimit të vizave, ndërkohë që dy ditë, para mbajtjes së samitit të Komisionit Evropian, lajmin e mirë për shqiptarët, pritet ta sjellë në Tiranë, ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini

Parlamenti Evropian shprehet edhe një herë ‘pro’ heqjes së vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në radhë qëndron Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina.
Shefja e diplomacisë Evropiane, Baronesha Catherine Ashton, ka referuar dje në mesditë para eurodeputetëve të Parlamentit Evropian, ku ka shprehur angazhimin institucional të BE, për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, në reforma, në se vërtet dëshiron të merret seriozisht si lojtar global.
Ashton tha se vendet potenciale në proceset e integrimit të Ballkanit Perëndimor, duhet të tregojnë demonstrim të rolit reformator, për të përfituar më tej, liberalizimin e vizave me vendet e BE. “Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të dështojmë, sidomos në Ballkan. Në njëfarë mënyrë ky rajon është vendlindja e BE-së. Blloku 27-anëtarësh ka bërë hapa përpara në procesin e liberalizimit të vizave në një kohë që qëllimet kryesore do të jenë vendosja e marrëdhënieve të mira të punës me të gjithë liderët politikë si dhe bashkëpunimi mes aktorëve të ndryshëm të BE-së në terren”, u shpreh Ashton. Ajo i bëri thirrje Brukselit që të japë kontributin e duhur në Ballkan, kryesisht tek ato vende që ende nuk kanë përfituar ende nga procesi i liberalizimit të vizave, për të qenë të gatshme në aspirimet e më tejshme integruese.
Në fjalën e saj para deputetëve evropianë, Ashton tha se heqja e regjimit të vizave dhe tregtia e lirë janë elementë të rëndësishëm në duart e politikës evropiane, për të çuar përpara reformat në Ballkan.
Edhe gjatë debateve të djeshme europarlamentarët shprehën mbështetje të plotë për zbatimin e rezolutës së 20 nëntorit, qëndrim ky i konfirmuar dy ditë më parë nga zyrtarë të lartë të PE dhe nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, e cila mbështet procesin e reformave në Shqipëri dhe njëherazi i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.
Gjithashtu, qëndrimi i shefes së diplomacisë evropiane, vjen në të njëjtën linjë me ministrat e Jashtëm të BE-së të cilët, me propozim të ministrave spanjoll dhe italian, Moratinos dhe Frattini do të mblidhen në qershor në Sarajevë, për të konfirmuar perspektivën e europiane të rajonit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›