Meta: “Rama po sfidon ndërkombëtarët”, reagon PS
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i kërkoi kreut socialist Edi Rama që të bashkëpunojë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe kryeministrin Sali Berisha, për të zgjidhur situatën politike në vend. “Nuk është bojkoti rruga për zgjidhje politike apo për çështje të tjera”, - u shpreh Meta, në një takim me gazetarët. Meta theksoi më tej se hapja e kutive, që kërkohet me ngulm nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk është realizuar në asnjë prej vendeve të Bashkimit Evropian. Për pasojë, kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar se është e pamundur që mazhoranca të shkelë vendimet e gjykatave, duke rikonfirmuar dhe një herë qëndrimin e tij për këtë çështje. Meta vlerësoi se zgjidhja e situatës politike duhet të bëhet në bazë të rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai gjithashtu vlerësoi si mjaft pozitive deklaratën e fundit të presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares. Sipas Metës, qëndrimi i OSBE-së nuk i dha të drejtë PS-së. Ndërsa duke iu kthyer dhe një herë qëndrimit të kreut të PS-së, Edi Rama, Meta theksoi se me qëndrimet e tij, kreu i PS po sfidon ndërkombëtarët. Pas këtyre deklaratave ka reaguar Partia Socialiste. “Ilir Meta turpëroi Skraparin me tradhtinë e tij pas 28 Qershorit dhe sot. Si deputete e Beratit, Kuçovës e Skraparit, shpreh keqardhjen time që ky njeri ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë”, - tha deputetja e PS-së, Ermonela Felaj. Ajo shtoi se ministri i Jashtëm që fyen inteligjencën e shqiptarëve, duke folur përditë broçkulla në prehrin e Sali Berishës. “Por këto broçkulla nuk na ndalin, vetëm na bindin më shumë në drejtësinë e betejës sonë. Pa kutitë, ka vetëm protesta për largimin e qeverisë”, - përfundoi ajo.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010