E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi vlerëson dorëheqjen e Sejdiut



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerësoi vendimin institucional dhe shtetëror të dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është burimi i demokracisë së vendit tonë dhe respektimi i saj është obligim i të gjithëve”, thuhet në një deklaratë për media të kryeministrit Thaçi.
“Të gjitha vendimet e ardhshme të institucioneve të Republikës së Kosovës do të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shtetit dhe shoqërisë sonë”, tha kryeministri Hashim Thaçi.

28 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›