E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi do të ushtrojë përkohësisht postin e Presidentit



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha dje se respekton aktin e dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të vendit, ndërsa ky akt sipas Krasniqit tregon se sa i respekton Sejdiu institucionet e shtetit. Kryeparlamentari Krasniqi menjëherë pas dorëheqjes së Sejdiut në një konferencë për media tha se sipas Kushtetutës do të ushtrojë postin e Presidentit, ndërkohë që sipas tij nuk do të ketë vakuum institucional. “Kushtetuta në raste të tilla e ngarkon kryetarin e Kuvendit të Kosovës që të ushtrojë detyrën e presidentit të Republikës. Më këtë rast i garantoj qytetarët e Kosovës, partitë politike, institucionet dhe shoqërinë civile se nuk do të këtë
vakum institucional dhe se çdo veprim i yni do të bëhet konform Kushtetutës dhe në interes të vendit”, deklaroi Krasniqi, i cili po ashtu tha se në zgjedhjet për president të Kosovës do të ketë proces normal kushtetues. Në një skenar të këtillë, kryetari i Kuvendit mund të jetë ushtrues detyre i postit të presidentit jo më gjatë se gjashtë muaj. Se çfarë do të ndodhë brenda këtyre gjashtë muajve, varet nga partnerët e koalicionit qeverisës.

28 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›