E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton vjen në Kosovë më 28 mars

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 11:08

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 mars.

Vizita e saj vjen menjëherë pas raundit të dytë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raporton Telegrafi.

Shefja e ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se gjatë vizitës së kryediplomates evropiane në Kosovë do të kërkohet të bëhet e qartë agjenda e bisedimeve me Serbinë dhe se çfarë fiton Kosova, duke qenë bashkëpunuese.

Raundi i parë i dialogut Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, ndërsa më 24 dhe 25 mars do të mbahet raundi i dytë, ku do të bisedohet për çështje teknike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›