Renzo Davidi largohet nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim lamtumirës shefin e deritanishëm të zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi.
Në takim, kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij dhe të Qeverisë për angazhimet e z.Davidi gjatë periudhës sa ishte në krye të Komisionit Evropian në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.
“Kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimi i qeverisë me Komisionin Evropian në interes të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
Nga ana e tij, Davidi falënderoi kryeministrin Thaçi për angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e deritashëm dhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Po sot, edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi u takua me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në largim, Renzo Davidi.
Me këtë rast, Kuçi e ka falënderuar Davidin për kontributin e tij në përafrimin e Kosovës me BE-në.