Ashtu siç dashuronte Seneka
Një mbrëmje më parë ka shkëlqyer trupa çeke, teatër që prekte për herë të parë skenën antike të Butrintit. Me shfaqjen “Fedra”, të Senekës, me regji të Hana Buresova, teatri çek është vlerësuar si “një kometë” e ardhur në këtë festival. Në rolin e Fedrës, aktorja Helena Dvorakova ka fituar çmimin si aktorja më e mirë e vitit në Çeki. Flet regjisorja çeke që tregon “çmenduritë” e teatrit të saj që nga Dostojevski, autor fantazist, deri në eksperimentin e teatrit kinez
A mundet dashuria të justifikojë çfarëdo lloj krimi?! Për pjesën frymore, atë që është thellësisht ndjenjë shpirtërore, pasioni i tepruar, dashuria është përdorur nga shkrimtarët antikë në formë të papërsëritshme.
Dilemat e njerëzimit janë mishëruar në veprat e tyre, duke ngritur shqisën e estetikës në formën më të lartë të vetëmohimit dhe shmangies nga gjykimi moralizues i kohës. Një gjë të tillë e bëri Seneka, duke shkruar një nga tragjeditë më të fuqishme të pasionit, “Fedra”.
Në Çeki kjo u kthye në një vepër teatrore që përpiu kujtesën e kësaj kulture. Në shekullin e 16-të ishte një nga shfaqjet më të forta që u luajt në teatrin e asaj kohe. Prej katër shekujsh largim, kjo vepër u rikthye, por pa motive të realitetit. Regjisorja çeke, Hana Buresova, e konsideron si një vepër jashtë kohe në kontekstin historik, ashtu siç në të vërtetë janë krejt tragjeditë antike.
Buresova nuk ka arsye historike apo të sofistikojë një realitet që ekziston një Çeki. Seneka që njihet si një nga filologët dhe moralistët më delikatë ka qenë impenjimi minimalist i regjisores çeke, për t’iu rikthyer ndjenjave të fuqishme. Ndonëse Fedra dashuron çuditshëm, që ndjell shumë gjak dhe katastrofë, pasioni i dashurisë, mënyra se si njerëzit emocionoheshin dhe ngrinin në zenit ndjeshmërinë janë gjithë motivet e mundshme të çekes Buresova, pse mori veprën e Senekës, për ta kthyer në një skenë veprimi. Regjisorja mendon se në kohët e sotme kanë humbur këto ndjenja të fuqishme, duke na shpjeguar pse ka ndjerë nevojën për ta aktualizuar. Për këtë sprovë të vështirë, të tekstit delikat të Senekës, kritikët e kanë vlerësuar dje teatrin çek, si lojë në perfeksion që nuk dështoi për shkak të pathosit që mori kjo vepër në skenë. Dy burrat e veprës, Tezeu dhe Hipoliti, e mbrojnë dashurinë, pavarësisht se Fedra ndihet sikur po i dalin demonët nga zemra dhe shpirtin e ka të ndezur zjarr.
Gjaku që derdhet shkon deri në metamorfozë absurdi në sytë e Tezeut, dhe mëshira e Hipolitit justifikon gjithë pasionet e Fedrës, shkatërrimin e pësuar nga ajo. Për këtë duhet Seneka, që ndryshe nga “Fedra” e Racinit që tregon se teprimi i pasionit shkakton krimin, e mëshiron dashurinë dhe e justifikon katastrofën. Në rolin e Fedrës, aktorja Helena Dvorakova ka fituar çmimin si aktorja më e mirë e vitit në Çeki, prej së cilës ajo ka marrë dhe një ftesë për të luajtur në një film artistik në vendin e saj. Ky teatër ka qenë ngjarje për jetën kulturore çeke, për shkak se kjo vepër për herë të parë është vënë në skenë në shekullin e 16-të, e cila ka mbetur në historinë e teatrit të këtij vendi. Ndaj për regjisoren çeke Buresova vënia në skenë e Senekës nuk ka vetëm një jetë historike, por ajo tregon se është tërhequr pas moralit që përfaqëson ky autor. Fuqia e ndjenjave është aktualiteti me të cilën sensibilizon regjisorja çeke, pa shkëputur arsye të veçanta social-kulturore që mund të përkojnë me Çekinë e sotme. “Kjo vepër është vënë në skenë qysh në shekullin e 16-të, ndaj ishte një grishje për ta rimarrë sërish. Por çka është më kryesorja, teatri ynë është i orientuar në kërkime të tekstit dhe ngjarjeve të vjetra, që janë shumë pak të njohura”, - ka thënë dje në konferencën për shtyp regjisorja Buresova.
“Fedra” që solli regjisorja çeke është komentuar dje nga kritikët si një nga veprat më të arrira që është parë në të gjitha edicionit e festivalit, duke tërhequr vëmendjen në pozicionimin që i është dhënë veprës, tek emocionet e forta, pathos.
“Pozicionimi, si çdo regjisor që hap veprën e Senekës, ka qenë tejet delikat, sepse vepra është shumë filologjike. Dhe kjo dramë nuk na erdhi si e tillë, por si veprim”, - është shprehur kritiku Josif Papagjoni.
“Ishte një dramë e vështirë me tekst të jashtëzakonshëm. Kjo vepër ra si kometë në festival”, - ka dhënë opinionin e tij Maks Velo.
Atmosfera tragjike ka shoqëruar deri në fund shfaqjen ku loja e aktorëve me një vërtetësi absurdi, duke krijuar skena sikur, me duar të lyera me gjak, deri në një përjetim të thellë të dhimbjes dhe fatkeqësisë prej Tezeut, interpretuar mjeshtërisht nga aktori Mitoslav Konig, ka shokuar spektatorët në mbyllje. Për një minutë është reflektuar duke “nguruar” duartrokitjet, dhe më pas i ndjekur dhe nga një publik me moshë të re skena e Butrintit ka përjetuar një nga veprat më të mira të këtij edicioni.
Çfarë ju nxiti të vini në skenë, dhe konkretisht të sillnit në Butrint veprën e Senekës, tragjedinë “Fedra”?
Ka disa arsye pse ne kemi vënë në skenë veprën e Senekës. Në Çeki kjo vepër është luajtur para shumë shekujsh, rreth shekullit të 16-të, duke na u sugjeruar të luhej në ditët e sotme nga përkthyesja jonë, e cila e njeh shumë mirë këtë autor.
Por ajo çka është më kryesorja ka të bëjë me repertorin e teatrit tonë. Ne jemi të orientuar në kërkime të tekstit dhe ngjarjeve të vjetra, tmerrësisht pak të njohura. Unë kërkoj për tekste jo shumë bindëse dhe pak të njohura.
Kjo vepër ka gjak, por shumë dashuri. Edhe pse kjo dashuri është e çuditshme, tepër pasionante dhe sjell katastrofa të tjera. Në teatrin çek nuk ka shumë pathos, por kjo pjesë ka dhe në këto ujëra notoj edhe unë si regjisore, dhe e kam bërë me kënaqësi.
Në përgjithësi teatrot tona nuk merren me pjesë që kanë mesazhe të fuqishme, por mua pikërisht këto ndjenja më kanë tërhequr për t’i dhënë një tjetër arsye për skenë.
A keni marrë parasysh tekstin në raportin e tij me kohën tonë?
Kjo vepër e shkruar nga Seneka është një pjesë jashtë kohe. Por ajo nuk ka nevojë të aktualizohet në skenë, pasi si vepër ka ndjena të fuqishme.
Dashuria, pasioni, ndjenjat janë gjithnjë aktuale. Në qoftë se do ta aktualizoja mund ta imagjinonim Fedrën si një grua biznesmene, të mbytur me luks, por pa dashuri.
Sipas moralit modern, kjo dashuri nuk mund të kthehet gjithmonë. Sa i takon aktualitetit në pikëpamje krijuese ishim të mendimit për ta sjellë përmes kostumeve të kohës duke i përdorur si një urë komunikimi, midis lashtësisë dhe kohës së sotme, midis Kretës dhe aziatikëve në teatrin e Senekës.
E përdorëm shumë influencën estetike, që na krijoi një radhë ndjenjash të cilat u zotëruan nga aktorët.
Cilat janë interesat e teatrit tuaj, qoftë si regjisore, por edhe si kompani teatrore, cilat janë sfidat regjisoriale, pasi një Butrint pamë një vepër klasike?
Ne si kompani teatrore jemi shumë ekstremistë, lëvizim nëpër shumë eksperimente regjisoriale dhe forma teatrore.
Ne kemi një spektakël të gjerë teatror. Kur bëjmë një tragjedi, e pason menjëherë një teatër dhome, më pas bëjmë komedi, ka shfaqje që përgatiten të zgjaten përmbi tre orë. Mjafton që autori të na tërheqë, të jetë fantazist dhe të njohur apo të panjohur ne e vëmë në skenë.
Ne kemi një sallë teatri prej 450 vendesh. Ajo që aplikojmë si formë teatrore për ta vënë në skenë, mund të thuhet edhe për spektatorin. Ne luajmë për mosha dhe grupe të ndryshme spektatorësh. Bëjmë shfaqje familjare dhe mosha e spektatorit është nga 15-60 vjeç.
Mbi çfarë repertori mbahet kryesisht teatri juaj?
Siç thashë dhe më lart, nuk jemi të përcaktuar. Luajmë autorë të ndryshëm dhe zhanre të ndryshme teatri. Ne marrim një vepër më parë, e shikojmë më pas vendosim ta vëmë në skenë.
Ne kemi vënë në skenë Dostojevskin, një autor fantazist, luajmë kabareti deri së fundi kemi eksperimentuar të luajmë dhe nga teatri kinez.
Ne kemi një teatër që subvencionohet nga bashkia e qytetit, një pjesë e nxjerrim nga biletat dhe sponsorët. Ndërsa vetë arrijmë të mbajmë 30% të teatrit.
Fedra, një aktore e fuqishme që ju dha suksesin në këtë vepër, por edhe Tezeu një aktor potencial, si arrini të godisni në shenjë me aktorët?
Ata kanë sjellë një mënyrë interpretimin tepër pasionant. Kam bërë kërkime për të gjetur personazhe që kanë brenda vetes fuqi, energji dhe ndjenja të forta pasionante.
Fedra e dha këtë në mënyrë maksimale. Ndërsa aktori tjetër, në rolin e Tezeut ka 20 vjet që interpreton, së bashku kemi bërë disa tragjedi. Ishim të mësuar me njëri-tjetrin, dhe me ansamblin e teatrit kemi qenë shumë të lidhur.
Në katalog kemi një pamje tjetër skene, një xham i lartë, i skuqur nga gjaku, këtë nuk e realizuar dot në Butrint, a jua bjorri idetë?
Në vëniet e tjera në skenën tonë në Çeki, në dekorin e shfaqjes është dhe një pjesë e lartë e qelqtë. Aty luan si në koreografi aktorja Fedra, e cila me duart gjithë gjak lyen të gjithë xhamin duke na dhënë gjithë tragjedinë. Ka shumë gjak, një lojë gjaku për pasionin e madh. Këtë gjë nuk mundëm ta importonim në Butrint, ishte e pamundur. Por hapësira e errët nga pas, megjithëse e reduktuar, kjo pjesë na ndihmoi për të krijuar idenë e shfaqjes. Por ndryshe nga Çekia, mjedisi që na afroi Butrinti ishte i befasishëm. Mënyra se si është kjo skenë antike nuk na dëmtoi asgjë nga shfaqja. Butrinti është një mrekulli, ndaj nuk donim të shtonin asgjë tjetër. Për fat të mirë pamë që këtu nuk luheshin vetëm pjesë antike. Ne kemi shumë shfaqje të përshtatshme për këtë skenë, dhe qysh tani e pranojmë ftesën që na bënë organizatorët e festivalit.