Asnjë biletë për tifozët italianë në miqësoren e Greqisë
Athinë (Start)- Asnjë biletë nuk do të ketë për tifozët italianë në ndeshjen miqësore Greqi-Itali, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin grek, Athinë. Vendimi i Federatës Greke të Futbollit vjen pas incidenteve të shkaktuara në ndeshjen e fundit të përfaqësueses italiane në Sofje me Bullgarinë.
Në dispozicion të Federatës Italiane të Futbollit do të jetë një numër prej 170 biletash, i cili do të shpërndahet për familjarët dhe të afërmit e futbollistëve. Tifozët axurrë janë shprehur të pakënaqur me vendimin, duke deklaruar se në stadiumin “Karaiskaqi” duhet të kontrollohen vetëm tifozët ultras, të cilët mund të sjellin probleme.