“Asnjë buxhet për Urdhrin e infermierit”
Urdhrit të infermierëve u mungojnë mjediset dhe pajisjet minimale për të zhvilluar punën e tyre normale. “Ato janë më se të domosdoshme për ta rritur këtë institucion, i cili përfaqëson infermierinë në nivelet që kërkon koha e sotme”, pohon lidhur me një fakt të tillë, presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi. Sipas tij, për më shumë se një vit nga krijimi i këtij institucioni (UISH), anëtarët e tij vazhdojnë ta ndiejnë e buxhetit të duhur, të cilat konform ligjit duhej të ishin siguruar nga qeveria për fillimin e punës dhe pastaj të kishin vazhduar si institucion i pavarur. “Këto janë të nevojshme sepse e theksojmë që “pa një infermieri të vlerësuar, nuk mund të ketë një shëndetësi të përparuar”, shprehet Skënderi.