E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga, e marrin 5 % nxënësve në gjimnaz

 

Rreth 5% e të rinjve të shkollave kanë eksperimentuar të paktën një herë me mariuanën dhe po një shifër e përafërt ka të bëjë me përdorimin e drogave referacionale, siç është dhe ekstazi. Këto janë të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. “Përdorimi i heroinës dhe i kokainës rezulton të jetë në limitet e 1 %, shifër që është e vështirë të interpretohet në kampionet që janë përdorur në studime”, deklaroi dje drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Ai shtoi se për parandalimin e përdorimit të drogave tek të rinjtë janë organizuar dhe mbajtur takime të vazhdueshme me nxënës të shkollave të mesme. Sipas tij, ISHP po punon me një projekt të rëndësishëm, të drejtuar nga Nënkomisioni Parlamentar, në bashkëpunim me organizata të Kombeve të Bashkuara dhe shoqërinë civile. Ky projekt ka pasur në fokus të rinjtë dhe sjelljet e rrezikshme, ku përfshihen edhe drogat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›