Mustafaj dhe Zogaj, debat në grupin e PD-së: Kujdes me ndërkombëtarët
Reagimi i ashpër i faktorit
ndërkombëtar për ligjin
e dosjeve ka trazuar
grupin parlamentar të
Partisë Demokratike. Në mbledhjen
e djeshme të grupit të PDsë,
deputetët Besnik Mustafaj
dhe Preç Zogaj i kanë bërë thirrje
shefit të mazhorancës që të tregohet
i kujdesshëm ndaj kërkesave
të disa diplomatëve të huaj
në Tiranë lidhur me projektligjin
për verifikimin e pastërtisë së figurës
për zyrtarët e lartë. Kryeministri,
nga ana tjetër, është treguar
autoritar në vendimin e tij për t‘i
shkuar deri në fund projektit për
"spiunët", duke u komanduar
grupit parlamentar demokrat urdhrin
politik të partisë për të
dhënë votën pro në seancën e
Kuvendit për draftin e dosjeve.
"Ka ardhur koha që të miratohet
ky ligj, sepse jemi vonë, por, nga
ana tjetër, duhet të tregohemi
edhe të kujdesshëm për deklaratat
e diplomatëve të huaj në
Tiranë", është shprehur deputeti
i Tiranës, Besnik Mustafaj, duke
shtuar se nuk duhet të bëjmë
sikur jemi të shurdhër përballë
kërkesave të fundit të ndërkombëtarëve.
Nga ana tjetër, deputeti
Zogaj kërkoi që të mos verifikohen
zyrtarët që i janë nënshtruar
njëherë këtij procesi në vitin
1996. Pika e vetme ku Kryeministri
Berisha ka rënë dakord me
këshillën e deputetit të Lezhës,
Preç Zogaj, është fakti që ata persona
që janë verifikuar një herë
të mos verifikohen sërish,
ndërkohë që ka shprehur bindjen
për t‘i shkuar deri në fund misionit
të tij për të miratuar projektligjin
e dosjeve.
Përfshirja e faktorit ndërkombëtar
në çështjen që është
zvarritur për 18 vjet nga politika
shqiptare pritej që të shtynte
deri në janar diskutimet për projektligjin
e dosjeve, por, nga ana
tjetër, Kryeministri Berisha ka
vendosur t‘i shkojë deri në fund
lojës së vet politike, duke e lënë
topin në dorë më pas te dekreti i
kreut të shtetit, apo edhe te vendimi
i Gjykatës Kushtetuese, në
rast se kjo çështje do të përfundojë
deri në këto instanca. Procesi
i gjatë 18-vjeçar për hapjen e
dosjeve mund të ndahet në tri
periudha. Në vitet 1992-1996,
vitet 1997-2001 dhe deri më sot
është diskutuar vazhdimisht për
pastrimin e institucioneve nga
ish-zyrtarët komunistë, por asgjë
deri nuk është konkretizuar.
Edhe në periudhën e parë ‘92-
‘96, kur ky proces po shkonte në
hullinë e duhur, ose në rrugën e
duhur, asgjë nuk e fshiu përfundimisht
regjimin e persekutorëve
gjatë periudhës së diktaturës.
Ambasada britanike, në tentativën
e saj për të frenuar miratimin
e ligjit, e cilëson draftin e lustracionit
me pasoja kushtetuese.
Nga njëra anë, ambasada britanike
e etiketon ligjin me pasoja
kushtetuese, nga ana tjetër, ambasada
amerikane shpreh shqetësimin
për ligjin e pastërtisë së
figurave të zyrtarëve. Përfaqësitë
diplomatike të akredituara
në Tiranë kërkojnë që ligji
të bëhet sipas standardeve
ndërkombëtare. Çështja e
dosjeve ka futur në valle edhe
faktorët ndërkombëtarë, të cilët
kanë kërkuar me domosdoshmëri
shtyrjen e votimit.
Vetëm në ditët e fundit, ambasada
amerikane, ambasada
britanike dhe OSBE-ja kanë
shfaqur pa doreza shqetësimin
e tyre për mënyrën se si
mazhoranca po tenton të kalojë
projektligjin për pastërtinë e
figurave, pa marrë një konsensus
të plotë nga të gjitha kampet
politike.
ndërkombëtar për ligjin
e dosjeve ka trazuar
grupin parlamentar të
Partisë Demokratike. Në mbledhjen
e djeshme të grupit të PDsë,
deputetët Besnik Mustafaj
dhe Preç Zogaj i kanë bërë thirrje
shefit të mazhorancës që të tregohet
i kujdesshëm ndaj kërkesave
të disa diplomatëve të huaj
në Tiranë lidhur me projektligjin
për verifikimin e pastërtisë së figurës
për zyrtarët e lartë. Kryeministri,
nga ana tjetër, është treguar
autoritar në vendimin e tij për t‘i
shkuar deri në fund projektit për
"spiunët", duke u komanduar
grupit parlamentar demokrat urdhrin
politik të partisë për të
dhënë votën pro në seancën e
Kuvendit për draftin e dosjeve.
"Ka ardhur koha që të miratohet
ky ligj, sepse jemi vonë, por, nga
ana tjetër, duhet të tregohemi
edhe të kujdesshëm për deklaratat
e diplomatëve të huaj në
Tiranë", është shprehur deputeti
i Tiranës, Besnik Mustafaj, duke
shtuar se nuk duhet të bëjmë
sikur jemi të shurdhër përballë
kërkesave të fundit të ndërkombëtarëve.
Nga ana tjetër, deputeti
Zogaj kërkoi që të mos verifikohen
zyrtarët që i janë nënshtruar
njëherë këtij procesi në vitin
1996. Pika e vetme ku Kryeministri
Berisha ka rënë dakord me
këshillën e deputetit të Lezhës,
Preç Zogaj, është fakti që ata persona
që janë verifikuar një herë
të mos verifikohen sërish,
ndërkohë që ka shprehur bindjen
për t‘i shkuar deri në fund misionit
të tij për të miratuar projektligjin
e dosjeve.
Përfshirja e faktorit ndërkombëtar
në çështjen që është
zvarritur për 18 vjet nga politika
shqiptare pritej që të shtynte
deri në janar diskutimet për projektligjin
e dosjeve, por, nga ana
tjetër, Kryeministri Berisha ka
vendosur t‘i shkojë deri në fund
lojës së vet politike, duke e lënë
topin në dorë më pas te dekreti i
kreut të shtetit, apo edhe te vendimi
i Gjykatës Kushtetuese, në
rast se kjo çështje do të përfundojë
deri në këto instanca. Procesi
i gjatë 18-vjeçar për hapjen e
dosjeve mund të ndahet në tri
periudha. Në vitet 1992-1996,
vitet 1997-2001 dhe deri më sot
është diskutuar vazhdimisht për
pastrimin e institucioneve nga
ish-zyrtarët komunistë, por asgjë
deri nuk është konkretizuar.
Edhe në periudhën e parë ‘92-
‘96, kur ky proces po shkonte në
hullinë e duhur, ose në rrugën e
duhur, asgjë nuk e fshiu përfundimisht
regjimin e persekutorëve
gjatë periudhës së diktaturës.
Ambasada britanike, në tentativën
e saj për të frenuar miratimin
e ligjit, e cilëson draftin e lustracionit
me pasoja kushtetuese.
Nga njëra anë, ambasada britanike
e etiketon ligjin me pasoja
kushtetuese, nga ana tjetër, ambasada
amerikane shpreh shqetësimin
për ligjin e pastërtisë së
figurave të zyrtarëve. Përfaqësitë
diplomatike të akredituara
në Tiranë kërkojnë që ligji
të bëhet sipas standardeve
ndërkombëtare. Çështja e
dosjeve ka futur në valle edhe
faktorët ndërkombëtarë, të cilët
kanë kërkuar me domosdoshmëri
shtyrjen e votimit.
Vetëm në ditët e fundit, ambasada
amerikane, ambasada
britanike dhe OSBE-ja kanë
shfaqur pa doreza shqetësimin
e tyre për mënyrën se si
mazhoranca po tenton të kalojë
projektligjin për pastërtinë e
figurave, pa marrë një konsensus
të plotë nga të gjitha kampet
politike.