“Asnjë dritë. Vetëm errësirë dhe plumba”
12/03/2005 “Ata e panë mirë se çfarë po bënin”
Giuliana Sgrena rrëfen çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë natë, minutë pas minute. “Nikola fliste italisht në telefon”.
“Po na sulmojnë, po na sulmojnë”, thoshte shoferi, që mundohej të fliste në celular. Dhe ndaloi menjëherë makinën. Kaliparin nuk e dëgjova më. Kisha përshtypjen se ishte hedhur mbi mua. Jam e sigurtë që më shpëtoi jetën. I fola. Dëgjova një rënkim. Kuptova që ishte duke vdekur.
Këtë kujton. Dhe ndoshta këtë di. Giuliana Sgrena ndihet më mirë. Qëndron e ulur në një poltronë në dhomën e hotelit. “Përpiqem të rindërtoj çdo moment të asaj që ndodhi”. Ka qenë peng në Irak, por sot Sgrena është një dëshmitare.
E prisnit të liroheshit atë ditë?
Jo. Dija që ishte e premte. Që kur më rrëmbyen, kisha “ecur” me kalendarin tim në mendje. Lajmet, nga ata, vinin gjithmonë të shtunën, ditën kur xhiruan videon, si dhe më kishin bërë të shkruaja letrën, si provë që isha gjallë. Megjithatë, kisha vënë re se dy rojet, që më mbikëqyrnin, të vetmit që i kam parë gjithmonë me fytyrë të zbuluar, bënin shaka me njëri-tjetrin. Kjo më befasonte. Pas drekës, aty rreth orës 15:00, pyeta njërin: “Përse gjithë kjo alegri? Ngaqë do të qëndroj, apo ngaqë do të iki?” Kishte ditë që më thoshin se do të largohesha. Njëri më bëri të kuptoj se duhej të qetësohesha, nuk do të lirohesha atë ditë.
Çfarë ndodhi më pas?
Në pasdite hynë sërish në dhomën time. Vura re që ishin veshur si perëndimorë, xhinse e këmisha. Dukeshin të tensioniuar: “Komplimente, do të shkosh në Romë. Vishu shpejt”, më thanë.
Kur jua thanë ato fjalë që juve ju dukën kërcënuese?
Në shtëpi. Njëri prej tyre, teksa më vendoste syzet mbi rripin që kish lidhur sytë, më tha: “Je e sigurtë në vetvete, nuk je nervoze? Do të jetë e vështirë. Nëse diçka shkon ters, jemi të gjithë brenda. Nëse na ndalojnë, nuk duhet të dukesh sikur je amerikane”. I pyeta, përse nuk më dhanë rroba grash arabe, siç bënë për dy Simonat. Ata nuk u përgjigjën.
Pas kësaj, dolët...
Ende jo. Fillimisht më dhanë çantën time. Kishte thuajse gjithçka. Mungonin 200 nga 1 mijë dollarë që kisha, disa blloqe shënimesh, por aty janë dokumentet, bashkë me pasaportën. Mbajtën vetëm telefonin tim satelitor dhe aparatin fotografik dixhital. Kur dolëm, pata përshtypjen se ishte errësuar.
Sa ishin?
Jam e sigurtë se ishin dy rojet e zakonshëm, si dhe një i tretë në timon. Atij i bie vazhdimisht celulari. E dëgjoja tek fliste. Jam e sigurtë se i drejtohej një makine që ishte përpara nesh.
Sa zgjati udhëtimi?
Maksimumi 20 minuta. Dëgjova një palë frena dhe makina ndaloi. Më thanë të mos lëviz dhe u larguan. Dëgjoja zhurmën e makinave që kalonin, kuptova se ndodhesha në një rrugë me trafik. Mbi kokën time fluturonte një helikopter. M’u kujtua koha kur ndodhesha në Mogadisho, tek intervistoja një luftëtar somalez dhe mbi kokat tona fluturonte në helikopter i SHBA. Pritja nuk zgjati më shumë se gjysmë ore.
Dhe mbërriti Nikola Kalipari...
Jo. U hap dera në krahun tim, por ishte një prej rojeve. “Dhjetë minuta”, më tha. Dhe iku. Nisa të numëroj, nga 1 në 60, dhe pastaj rinisja nga fillimi. Pasi numërova nja dhjetë herë, u hap dera në krahun e kundërt me timin. Ishte Nikola Kalipari.
Çfarë iu tha?
“Mos ki frikë, shpëtove”. Erdhi rrotull makinës, hapi derën time dhe më nxori jashtë. “Mbahu tek unë”, tha. “Po ulem pranë teje”. Pak minuta më pas, më thotë të heq fashën nga sytë. Përpara është vetëm një tjetër person, në timon.
Ishit vetëm, apo kishte ndonjë makinë tjetër?
Unë mendova se ishim vetëm. Por nuk mund ta përjashtoj mundësinë që ka qenë edhe një makinë tjetër, që na shoqëronte.
Shpejtësia?
Nuk ishte kurrë shumë e lartë. Ndoshta 70-80 kilometra në orë.
A e mbani mend sekuencën e telefonatave që u bënë nga makina?
Të parën e bëri shoferi. I ra një numri, dhe pata përshtypjen se po fliste me dikë në Bagdad. “Po vijmë, jemi tre vetë”, e përsëriti disa herë.
Po Kalipari?
Kërkonte telefonin e tij, por nuk e gjente, nuk kishte me vete syzet. Atëherë shoferi ndezi dritën e kabinës së makinës.
E ndezur mbeti drita?
Deri në fund. Kishin celularë si dhe një telefon satelitor. Në një pikë, Kalipari u nxeh, sepse njëri prej telefonave nuk punonte, nuk e mbaj mend se cili. Bënë disa telefonata, në të gjitha folën italisht.
Ka patur shumë diskutime për këtë pikë.
Unë nuk kam thënë kurrë që kam dëgjuar të flitet në anglisht. Sepse jam e sigurtë, gjatë të gjithë kohës folën italisht.
Arrinit të kuptonit se ku ndodheshit?
Po, sepse e njoh rrugën. Eshtë rruga dytësore për në aeroport, ajo që, sipas meje, kalon nga Zona e Gjelbër, që kontrollohet nga amerikanët, dhe që nuk kalon nga zona të banuara. Eshtë një rrugë që e kisha bërë disa herë.
Hasët ndonjë postbllok?
Asnjë. Nuk na ndaluan asnjëherë. Natyrisht, unë isha euforike dhe nuk mund të them nëse kishte apo jo ushtarë në anë të rrugës. Por një postbllok do ta mbaja mend.
Tashmë iu afruat aeroportit...
Në një pikë, shoferi i tha Nikolas: “Edhe 700 metra, thuajse arritëm në aeroport, ia dolëm mbanë”. Kujtoj të kem menduar se kjo do të thoshte që siguria jonë ishte relative. Përse duhej thënë: “Ia dolëm mbanë?”
Një version i Pentagonit thotë që po ecnit me 160 kilometra në orë.
Absurde. Pak pasi tha ato fjalë, shoferi frenoi, sepse ishte një kthesë e fortë në të djathtë. E uli shumë shpejtësinë. Sapo po përfundonte kthesa, nisën të shtënat. Nga e djathta dhe nga pas. Breshëri, por edhe të shtëna teke. Nuk është e vërtetë që qëlluan mbi motorin, nga përpara.
Amerikanët thonë se kanë qëlluar në ajër, pasi ju kanë drejtuar një projektor.
Jo. Xhamat e makinës shpërthyen në të njëjtën kohë. Edhe për këtë jam e sigurtë, nuk pati asnjë të shtënë në ajër. Dëgjova të shtënat, dhe xhamat e dritareve u bënë copë. Asnjë thërrmijë dritë nuk pashë. Ishte errësirë, dhe po shihja rreth e rrotull.
Çfarë ndodh në atë pikë?

Çfarë patë që nga makina?
Një blind që kishte ndalur në anë të rrugës. Dhe pas kësaj pamë një projektor që u drejtua te ne. Një ushtar hapi derën nga krahu i djathtë. Pata përshtypjen se kur na pa, mbeti shumë keq. Më duket se tha “Oh, shit!” Edhe kur u afruan shtatë apo tetë të tjerë, pata përshtypjen se të gjithë mbetën të trishtuar.
Ju keni folur për shi plumbash. Duket se nuk është kështu.
Unë gëzhojat i pashë. Nuk e di në ishin 3-400, por rreth e rrotull ishte plot me gëzhoja. Mbaj mend që mendova, si ka mundësi të isha ende gjallë, me gjithë ato gëzhoja rrotull?
Po shoferi?
I shtrirë përtokë siç ishte, dëgjova që po fliste në telefon. Bërtiste: “Nikola ka vdekur, ajo është larg nga unë, por shoh që i ka sytë hapur”.
Në spital, e morën vesh kush jeni ju?
Më kërkuan menjëherë gjeneralitetet, por nuk vërejta reagime të veçantë. Pak më vonë u afrua një amerikan dhe më tha: “Ti je ajo gazetarja italiane e rrëmbyer, apo jo?”