E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapelo: Ndeshje perfekte!

11/03/2005  Trajneri i Juventusit, Fabio Kapelo, është i lumtur pas fitores kundër Realit të Madridit, që solli edhe kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për Juventusin dhe shumë e vështirë, për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Ia dolëm mbanë duke luajtur me zemër, inteligjencë dhe shumë cilësi. Ndeshja ishte shumë e ashpër, por ne nuk lamë shumë hapësira për kundërshtarin, përveç një gjuajtjeje të Ronaldos dhe dy goditjeve të dënimit, goditur nga Figo e Roberto Karlos”, deklaron Kapelo, i cili lavdëron Zalajetën e Pesoton, nga më të mirët në fushë: “Janë nga ata lojtarë që stërviten me shumë seriozitet dhe janë gati kur i thërret”. Mbyllja rezervohet për largimin me vrap të trajnerit bardhezi nga fusha, menjëherë pas fërshëllimës finale: “Shkova në dhomat e zhveshjes për të bërtitur nga gëzimi”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›