Japim garanci për Haradinaj në rast se na e kërkon Haga

11/03/2005 Misioni i OKB-së në Kosovë shprehet pro gjykimit në liri për ish kryeministrin Kosovës
Kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovë Sorren-Jessen Petersen, tha dje se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është i gatshëm të ofrojë garanci nëse ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i ofrohet mundësia të mbrohet në liri. “Nëse na kërkohet të japim garanci për një lirim me kusht të zotit Haradinaj, për kthim të tij në Kosovë, ne do t’i japim ato garanci”, tha Petersen. Kosova sipas tij ka bërë një hap gjigand përpara me vendimin Haradinaj për të shkuar vullnetarisht në Hagë dhe me qëndrimin dinjitoz të qytetarëve të saj. Kryeadministratori pohoi se qeveria e vendit të tij i ka ofruar një post të lartë në komisariatin e lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, por ai nuk e ka pranuar duke thënë se ka një punë për të bërë në Kosovë. “Unë jam këtu, jam këtu për të bërë një punë në Kosovë, e konsideroj këtë punë më të rëndësishme se kurrë, jam shumë i angazhuar për këtë punë, duke vazhduar atë punë që nisi Ramush Haradinaj”, tha Petersen. Kryeadministratori deklaroi se largimi i ish-kryeministrit për në Hagë nuk do t’i ngadalësojë proçeset në Kosovë. Ai e quajti sakrificë largimin e zotit Haradinaj për në Hagë dhe theksoi se sakrifica e tij do të tradhëtohej nëse nuk do të vazhdohej me punën e nisur, vecanërisht me plotësimin e standarteve të vëna nga bashkësia ndërkombëtare. Zoti Petersen u takua dje me udhëheqës vendorë në Pejë, Gjakovë, Decan dhe Suharekë, ai vizitoi gjithashtu manastirin e Deçanit ku u takua me klerikun e lartë serb, atin Sava. Kleriku i lartë serb theksoi se më e rëndësishme tani është që të mbizotërojë paqja, që të punohet për të krijuar kushte normale jetese për të gjithë në Kosovë.
Marrë nga VOA