E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përsosmëri? Nuk ka!

12/03/2005  Demokracitë perëndimore nuk janë modele shoqërie të gjeneruara thjesht nga fjala

Demokratizimi i institucioneve jo të demokratizueshëm mund të jetë padyshim shprehje e një ideali të vërtetë utopik, siç ndodhi kur jakobinët, duke zbatuar një parim të tillë, e shkatërruan marinën franceze

Siç ka shkruar tek “The Federalist” Sekretari i Thesarit të Xhorxh Uashingtonit, Aleksandër Hemilton: «Një ambicje e rrezikshme fshihet shumë shpesh pas maskës së zellit për të drejtat e popujve se më vullnetin për të afirmuar vendosmërinë dhe efikasitetin e qverisë. Historia do të na mësojë se i pari është një qëndrim që çon më lehtësisht tek despotizmi»

Vijon nga numri i kaluar

Demokracitë perëndimore faktikisht nuk janë modele shoqërie të gjeneruara thjesht nga fjala, nga ideja abstrakte e «demokracisë». E megjithatë, ato ose disa prej tyre, mishërojnë me përafërsi të konsiderueshme konceptin ashtu siç e kuptojmë ne, në kuptimin që janë thelbësisht konsensuale dhe pluraliste.

Ja, në rastin më të mirë të hipotezave, këto shoqëri janë produkti i një evolucioni të gjatë. Nuk mund të pritet që vende të privuar edhe nga një minimum i këtij bekgraundi apo i evolucionit që ajo nxit të transformohen në mënyrë të menjëhershme në demokraci. Përndryshe ndodh që kur vende të tilla nuk i mbajnë premtimet denoncohen si dështime sëbashku me sponsorët e tyre perëndimorë. Problemi është që demokracia në kuptimin perëndimor as nuk ndërtohet, as nuk imponohet lehtësisht. Përvoja e Haitit duhet të mjaftojë për ta demostruar.

Ajo për të cilën mund të aspirojmë dhe mbi të cilën duhet të punojmë është dalja në ish shtetet batakçinj apo «ideomaniakë» e një fillimi, e një minimumi të atij bekgraundi kulturor që është zhvilluar në Perëndim.

Sistemet për t’u inkurajuar duhet të jenë jofanatike e joekspansioniste dhe kjo shoqërohet ose tenton të shoqërohet në një nivel të caktuar të tolerancës së brendshme, me rend pluralist, në një tendencë për të stabilizuar zakonin, duke i dhënë jetë kështu asaj që quhet traditë. Demokracia nuk mund të funksionojë pa një nivel të duhur stabiliteti politik e social. Kjo implikon bile një dozë të caktuar apatie ndaj vetë politikës. Gjithçka që i ngjan fanatizmit, hegjemonisë së dominimit nga ana e «aktivistëve» duhet përbuzur dhe kaq.

Jo vetëm kaq, demokracia duhet edhe t’i pranojë anomalitë. Siç shkroi urtësisht në vitin 1775 Xhon Pol Xhons, hero i marinës amerikane: «Për sa të drejta mund të jenë parimet politike për të cilat po luftojmë... anijet si të tilla duhet të qeverisen sipas një sistemi despotizmi absolut». Marina është një rast ekstrem, megjithatë asnjë demokratizim i vërtetë nuk ka kuptim, jo më shumë nga sa nuk a, për shembull, në një universitet. Demokratizimi i institucioneve jo të demokratizueshëm mund të jetë padyshim shprehje e një ideali të vërtetë utopik, siç ndodhi kur jakobinët, duke zbatuar një parim të tillë, e shkatërruan marinën franceze.

Ama, shumë shpesh është një tentativë e vetëdijshme për t’i shkatërruar institucionet në fjalë, siç ndodhi kur bolshevikët ju drejtuan kësaj ideje për të shkatërruar ushtrinë e vjetër ruse. Sapo kjo rezultoi një prej faktorëve që u mmundësoi atyre të merrnin pushtetin, bolshevikët qenë të parët që këmbëngulën për një disiplinë më të ngurtë. Në aspektin e tij më të rëndësishëm, rendi civil është faktori që ka krijuar një shtet të fortë, megjithëse duke ruajtur parimin e konsensusit. Një objektiv i kësaj natyre implikon artikulimin e një rendi kompleks politik e shoqëror. Tensionet nuk mund të eliminohen, por vazhdimisht duhet të rregullohen.

Qytetërimi politik nuk është kështu në rradhë të parë një çështje vullneti të mirë i lidershipit apo i kushtetuash ideale. Është sidomos një çështje kohe dhe zakoni. Të gjitha të këqijat më të mëdha të gjysëm shekullit të kaluar janë provokuar nga kush e ka lënë politikën të bëhej maní. Politikani duhet të jetë shërbëtor dhe si i tillë duhet të luajë një rol të kufizuar, sepse ajo për të cilën kultura jonë politike ka luftuar është ideja e shoqërisë si zhvillim dhe zgjerim i lirishë dhe i përgjegjësishë të konsoliduara dhe bindja, e mbështetur mbi përvojën, se në çështjet politike dhe sociale parashikimet afatgjata, megjithëse entuziazmuese dhe vizionare, rrallë kanë sukses. Demokracia pothuajse gjithmonë është kritikuar nga revolucionarët për difektet që shfaq në çdo manifestim konkret të saj respektivisht abstraksionit të madh të konceptit të pastër. Politika reale është plot me aspekte për t’u përcaktuar që t’i quash mospërkryerje do të ishte bujare.

Ka dhe nga ata, shpesh pa e ditur, që bëhen apologjetë dhe në fund bashkëfajtorë të mbylljes së shoqërisë. Siç ka shkruar tek “The Federalist” Sekretari i Thesarit të Xhorxh Uashingtonit, Aleksandër Hemilton: «Një ambicje e rrezikshme fshihet shumë shpesh pas maskës së zellit për të drejtat e popujve se më vullnetin për të afirmuar vendosmërinë dhe efikasitetin e qverisë. Historia do të na mësojë se i pari është një qëndrim që çon më lehtësisht tek despotizmi».

Përballë një shoqërie civile ndodhesh në prani të një baze mbi të cilën mund të bëhen përmirësime. Ajo është në fakt një shoqëri në të cilën elementë të ndryshëm mund të shprehen politikisht, ku ekziston një artikulim në nivel politik midis këtyre elementëve: jo një rend i përsosur social që gjithësesi është i pamohueshëm, por një shoqëri që dëgjon, që konsideron dhe që reformon padrejtësitë. Nuk është domosdoshmërisht demokratike, megjithatë e ka në vetëvete mundësinë e demokracisë. Gjithësesi, parashikimet janë të vështira.

Kulturat e ligjit dhe të lirisë mund edhe të lulëzojnë dhe rajone që tani duket se nuk premtojnë asgjë mundet që brenda një periudhe të çojnë tek popujt e tyre jo vetëm forma, por edhe vetë zakonet e konsensualitetit. Shpresojmë.

Instikti njerëzor demostron gjithmonë një tendencë për të ruajtur të paktën një dimension autonomie personale nga njëra anë dhe të formojë raporte komunitare nga ana tjetër. Janë këto të fundit që tentojnë të largohen. Të formosh një grupim kombëtar apo diçka të ngjashme pa qenë të privuar nga liria dhe pa gjeneruar fërkime me grupimet e tjera të ngjashme: ky është problemi që bota ka përpara. Për ta përballuar, kemi nevojë për refleksione të matura, për interpretime të ekuilibruara, për mendje të hapura, por jo servile.

Ky është edhe motivi për të cilin duhet të jemi të matur në nënshkrimin e traktateve ndërkombëtare dhe miratuar gjykata ndërkombëtare që i pëlqejnë një idealizmi të caktuar internacionalist — dhe në ditën e sotme të atyre që prekin politikat, interesat, të drejtat dhe pushtetet tradicionale të shteteve ku ligji dhe liria janë të konsoliduara — duhet të paraprihet nga negociata të matura, skeptike dhe jo të influencuara nga përgjithësime sipërfaqësore, edhe pse tërheqëse në shikim të parë. Një problem shumë i rëndësishëm ndaj marrëveshje ndërkombëtare ka të bëjë me faktin që qeveri perëndimore aderojnë në politika jo përshtatshmërisht (ose aspak) të debatuara nga popullsitë apo legjislaturat respektive. Këto marrëveshje janë kështu një mjet për t’u dhënë pushtet me të mëdha ekzekutivave dhe, natyrisht, burokracive ndërkombëtare e stafeve permanente të tyre.

Në veçanti, qëndrimi si nga ana e Kombeve të Bashkuara, ashtu dhe nga Bashkimi Europian ndaj të «drejtave të njeriut» është rezultat i fisnikërisë shpirtërore, trashëgimi e Iluminizmit. Rezultati është se në bazë përkufizimesh abstrakte të të drejtave të njeriut çdo shtet perëndimor që aderon në traktate të ngjashme ndodhet i ekspozuar ndaj kundërshtishë të ashpra.

Siç do të thoshte sociologu dhe filozofi Rajmond Aron, që një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi duke edukuar inteligjencën fraceze: «Çdo regjim i njohur është i kritikueshëm nëqoftëse kufizohet në një ide abstrakte të barazisë kundrejt lirisë».

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›