E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balak: Kualifikim i vështirë

11/03/2005  Ata që e kanë ndjekur ndeshjen mes Bajernit dhe Arsenalit, kanë vënë re se, kjo ka qenë me të vërtetë një takim tepër i ashpër, ku anglezët kërkonin me çdo kusht golin, ndërkohë që bavarezët duhet të tregoheshin të pathyeshëm në mbrojtje. “Ne bëmë një luftë të madhe gjatë kësaj dhe si rrjedhojë, mundëm të kontrollonim mirë lojën. Arsenali ushtroi një presion të madh mbi ne, duke kërkuar në çdo moment golin dhe nëse do të shënonte përsëri, atëherë çdo gjë do të kishte marrë fund për ne. Kjo fitore ishte tepër e rëndësishme për Bajernin, pasi gjatë dy viteve të fundit kemi dështuar në Ligën e Kampioneve. Realizuam një synim të madh dhe kjo na jep një shtytje përpara në luftën drejt titullit” – ka komentuar mesfushori bavarez, Mikael Balak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›