E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha nga minuta e parë kundër Volfsburgut

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha mund të luajë nga fillimi në ndeshjen e radhës së Hamburgut në kampionatin gjerman. Parqitja e tij e pëlqyeshme në ndeshjen e humbur 3-1 të Hamburgut kundër Portos në Ligën e Kampioneve, e ka bindur sipas medias gjermane, trajnerin Tomas Doll të besojë më shumë te sulmuesi shqiptar për ndeshjen e së shtunës kundër Volfsburgut. Berisha është futur në fushë në minutën e 65-të të ndeshjes në vend të Atouba, kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2:1. Menjëherë ai ka rrezikuar portën e skuadrës portugeze, duke goditur shtyllën vetëm një minutë, pas futjes së tij në fushëBesart Berisha, është bërë shqiptari i pestë që ka shënuar emrin e tij në librin e artë të Ligës së Kampionëve, pas Bledar Kolës, Besnik Hasit, Lorik Canës e Përparim Hetemajt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›