Reali: “Kasano kërkoi të falur Kapelos!”

Askush nuk dëshironte që marrëdhëniet midis Kasanos dhe Kapelos të përfundojën në mënyrën më të shëmtuar. Pas "Kasanetës" së njëqindtë, Reali ka vendosur të mos zgjedhë linjën e ashpër, por duke gjetur një zgjidhje diplomatike midis ish-lojtarit të Romës, Antonio Kasano dhe trajnerit italian të Realit të Madridit, të mirënjohurit Fabio Kapelo. Drejtuesit e klubit madrilen i kërkuan sulmuesit të tyre t'i kërkojë falje në mënyrë publike trajnerit dhe shoqërisë. Vetëm në këtë mënyrë, Kasano mund të riintregohet me klubin. Sulmuesi barez e kishte fyer Don Fabion në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Nasti në kampionatin spanjoll.