Sokol Jareci për derbin kryeqytetas Dinamo-Partizani

Sokol Jareci do të drejtojë derbin kryeqytetas Dinamo-Partizani, ku do të ketë premierën e tij në stolin e kuq Hasan Lika, që rikthehet në drejtimin e Partizanit pas 12 sezonesh të munguara. Trajneri i Dinamos, Redi Jupi nis kështu sfidat e para kryeqytetase, kur pas Partizanit, me të cilin ka luajtur dikur do të përballet një javë më pas me Tiranën, pjesë e së cilës ishte para se të transferohej në Turqi.
Për ndeshjen Shkumbini-Besa, e programuar të luhet në stadiumin "Ruzhid Bizhuta", ditën e diel (ora 13:30), për shkak se arbitrat Lorenc Jemini dhe Ergin Doda në bazë të rregullores nuk mund të drejtojnë këtë ndeshje nesër në FSHF do të hidhet një short i vecantë për këtë ndeshje.
Ndeshjet dhe gyqtarët e Javës së 10-të
DINAMO-PARTIZANI
Sokol Jareci, Fatmir Lamaj, Fatmir Elezi
VLLAZNIA-APOLONIA
Sokol Cekaj, Vigan Guranjaku, Sokol Avdo
KASTRIOTI-TEUTA
Albano Janku, Pajtim Goxhaj, Alfred Lamce
ELBASANI-LUFTËTARI
Sazan Velcani, Arben Pregja, Devis Koreshi
FLAMURTARI-TIRANA
Shkelqim Guce, Agim Guce, Indrit Shima
SHKUMBINI-BESA
Për këtë ndeshje do të hidhet një short i vecantë.
RENDITJA PAS JAVËS SË 9-TË
1 Tirana 21 6 3 0
2 Teuta 17 4 5 0
3 Elbasani 16 5 1 3
4 Partizani 15 4 3 2
5 Vllaznia 14 3 5 1
6 Luftëtari 13 4 1 4
7 Dinamo 12 4 0 5
8 Shkumbini 10 3 1 5
9 Kastrioti 10 2 4 3
10 Besa 9 2 3 4
11 Flamurtari 7 2 1 6
12 Apolonia 4 1 1 7