E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë ndihmë për familjet e mbetura pa shtëpi

Mirditë

Edhe pse ka tetë ditë që banesat u janë dëmtuar rëndë, pesë familje të fshatit Kodër Rrëshen të Rrethit të Mirditës nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Shtabi i Emergjencës, që është ngritur pranë Bashkisë së Rrëshenit. Rrëshqitja e dherave ka shkaktuar dëme në të paktën një hektar tokë dhe në pesë banesa në këtë fshat. Sipas Bardhok Bibës, njërit prej të dëmtuarve, “e vetmja ndihmë që na kanë dhënë deri tani ka qenë ajo për braktisur banesat e dëmtuara. Tani jetojmë te të afërmit dhe askush nuk ka pyetur për ne. Ne kemi kërkuar që të na bëhet sa më shpejt vlerësimi i dëmit dhe të dëmshpërblehemi, por nga Tirana kanë sjellë vetëm disa specialistë për të parë nëse zona ka lëvizje të tjera apo jo”..

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›