E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet Komisioni i Ndihmës Shtetërore

Anëtarët

Në mbështetje të ligjit “Për ndihmën shtetërore”, qeveria vendosi dje ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Në përbërje të komisionit do të jenë ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti (kryetar), Mimoza Dhëmbi (nga Ministria e Financave), Arben Ndoci, Gjergj Thomai dhe Zef Preçi (anëtarë). Anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, dhe masa e shpërblimit të jetë 10 mijë lekë për çdo mbledhje. Fondet e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti i shtetit për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Vendimi i marrë dje nga qeveria, hyn në fuqi menjëherë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›