Asnjë shpallje tenderi për barnat e pacientëve në spitale
Spitalet e vendit rrezikojnë vonesa në blerjet e ilaçeve, duke riskuar edhe krizën njësoj si një vit më parë. Ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë që nga fillimi i vitit të ri, por pavarësisht problemeve të vitit të kaluar me mungesat e ilaçeve në spitale, duket se askush nuk është "ngutur" të përshpejtojë punën për blerjet e medikamenteve për vitin 2009.
As Ministria e Shëndetësisë dhe as qendra spitalore universitare "Nënë Tereza" nuk kanë nisur procedurat për tenderat e blerjeve të barnave spitalore. Sipas administratës së spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, sektorët përkatës po merren me planifikimet dhe me programimet e kërkesave për nevojat e mallrave dhe shërbimeve të strukturave shëndetësore. "Deri tani nuk ka nisur asnjë procedurë për blerjet e mëdha. Sektorët e prokurimeve po kujdesen për planifikimet dhe vendosjen e kritereve. Realizimi i tenderave do të bëhet në bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit në reformën e shëndetësisë, duke përfshirë dhe Institutin e Sigurimeve Shëndetësore", sqaroi zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë.
As në faqen zyrtare të Autoritetit të Prokurimit Publik nuk ndodhet ndonjë shpallje për tender, ndonjë ftesë për pjesëmarrje në procedurat për blerjet e mëdha, si nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu edhe nga ana e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Pas krizës së madhe të mungesës së ilaçeve që përjetuan spitalet në vitin 2008, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi se duke nisur nga 2009, spitalet do t‘i kryejnë vetë procedurat e tenderave. Por nga ana tjetër, vendosjet e kritereve dhe disa piketa kryesore, kryhen nga Ministria e Shëndetësisë. Realizimet e procedurave të tenderave duan të paktën tre muaj kohë për të marrë "formë". Por ato mund të shtyhen edhe më shumë, siç ndodhi vjet, nga muaji gusht deri në muajin dhjetor