Çelet Zyra për Informacionin Turistik mbi Shqipërinë
Pasagjerët, të cilët do të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të kenë mundësinë për një informacion më të detajuar mbi Shqipërinë, për historinë e saj,
zbulimet arkeologjike, monumentet kulturore dhe burimet e saj natyrore. Me iniciativën e TIA-s në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Teknik një shërbim i ri do t‘u ofrohet turistëve duke filluar nga 19 shkurti 2009. Për herë të parë në Shqipëri është ngritur një Zyrë Informacioni Turistik. Ajo do të jetë operative gjatë gjithë javës në zonën e mbërritjeve në aeroport, duke u ofruar pasagjerëve informacion të bollshëm për të përmbushur më së miri interesat e tyre, apo për të shuar kuriozitetin mbi vendin tonë.
Zyra e Informacionit Turistik ofron guidë të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, duke u fokusuar mbi monumentet kulturore apo qendrat me të rëndësishme turistike. Guidat përfshijnë hartat e qyteteve me itineraret turistike më interesante. Gjithashtu,
ofrohet dhe një hartë tjetër e Shqipërisë, këtë herë e orientuar drejt vendeve turistike me interes arkeologjik, si dhe drejt vendeve me rëndësi historike.