Datat e provimeve të lirimit dhe Maturës Shtetërore
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, përmes një urdhri të veçantë ka firmosur datat e provimeve të lirimit, për nxënësit e sistemit 9-vjeçar, si dhe për Maturën Shtetërore, duke përcaktuar edhe profilet sipas shkollave.
Klasa IX
Udhëzimi saktëson se për klasat e nënta të arsimit bazë 9-vjeçar, viti shkollor 2008-2009 duhet të përfundojë më 5 qershor 2009. Ndërsa periudha e zhvillimit të sesionit të parë të provimeve të lirimit është nga data 6 qershor deri më datë 27 qershor 2009.
Lëndët dhe datat e provimeve të lirimit në sesionin e parë janë:
gjuhë shqipe dhe lexim letrar, të cilat do të zhvillohen më 13 qershor, si dhe matematika, më 20 qershor.
Matura Shtetërore
Përjashtim nga përfundimi i vitit shkollor për arsimin e mesëm bëjnë vetëm vitet e fundit të shkollave të mesme 4 dhe 5-vjeçare, që do t‘u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore 2009.
Për të gjithë të rinjtë që aktualisht janë në klasat e maturës viti shkollor 2008-2009 do të përfundojë më 22 maj 2009.
Në udhëzimin e posaçëm të Ministrisë së Arsimit thuhet se periudha e zhvillimit të sesionit të parë të provimeve të Maturës Shtetërore dhe provimeve përfundimtare është: Për provimet e Maturës Shtetërore: 01 qershor-10 korrik. Ndërsa për provimet përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare datat e provimeve janë përkatësisht: 22 qershor-01 korrik.
Po kështu, udhëzimi detajon edhe lëndët, si dhe datat për sesionin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore. Ato janë: Në gjimnazet, me kohë të plotë ose të shkurtuar: Letërsi dhe gjuhë shqipe-02 qershor; matematikë -11 qershor. Lëndët me zgjedhje për to do të mbahen në datën 10 korrik.
Në shkollat e mesme pedagogjike provimi i letërsisë dhe gjuhës shqipe do të mbahet më 02 qershor, ndërsa matematika më 11 qershor. Provimet e lëndëve me zgjedhje do të jenë më 10 korrik.
Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin konfirmohet se
gjuha dhe letërsia greke do të jenë më 28 maj, letërsi dhe gjuhë shqipe më 02 qershor, matematika më 11 qershor, ndërsa lëndët me zgjedhje 10 korrik.
Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja: Provimi i letërsisë dhe gjuhës shqipe do të zhvillohet më 02 qershor, matematika më 11 qershor, lëndët me zgjedhje më 10 korrik.
Në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror):
Gjuhë e huaj do të jetë më 27 maj, letërsi dhe gjuhë shqipe më 02 qershor, matematika më 11 qershor dhe lëndët me zgjedhje më 10 korrik. Në shkollat e mesme artistike dhe sportive: Formimi teorik-praktik profesional është në datën 28 maj. Letërsi dhe gjuhë shqipe më 02 qershor, matematika më 11 qershor dhe lëndët me zgjedhje në datën 10 korrik.
Në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike-profesionale 5- vjeçare dhe 3+2-vjeçare: Formimi teorik-praktik profesional më 28 maj. Letërsi dhe gjuhë shqipe më 02 qershor, matematika më 11 qershor dhe lëndët me zgjedhje më 10 korrik.
Lëndët e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë: fizikë, kimi, biologji, histori, gjeografi, njohuri për shoqërinë, njohuri për ekonominë, filozofi, gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë gjermane, gjuhë spanjolle.
Në arsimin profesional 3-vjeçar dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare provimet përfundimtare sipas udhëzimit duhet të jenë: Formimi teorik profesional, si dhe formimi praktik profesional. Tezat do të përgatiten nga shkollat përkatëse. Datat për provimet përfundimtare gjithashtu do të caktohen nga drejtoritë e shkollave.
Sesioni i dytë
Lëndët dhe datat e provimeve të lirimit në sesionin e dytë janë:
Gjuhë shqipe dhe lexim letrar më 01 shtator, matematikë më 05 shtator.
Datat e zhvillimit të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e dytë janë: letërsi dhe gjuhë shqipe
më 08 tetor, matematika më 15 tetor.
Për nxënësit e klasave IV të gjimnazeve dhe shkollave social-kulturore, të klasave V të shkollave teknike, të klasave III të shkollave profesionale (me kohë të plotë) dhe të klasave V të gjimnazeve me kohë të shkurtuar, që kanë mbetur në klasë në një apo dy lëndë, me përfundime vjetore jokaluese, kanë të drejtë t‘i japin ato provime klase me gojë në sesionin e dytë të po atij viti shkollor. Kur nxënësi vlerësohet kalues në provimet e klasës, ka të drejtë të pranohet në sesionin II të PL dhe MSH të po atij viti shkollor.
Mbarëvajtja
Drejtoritë arsimore rajonale, zyrat arsimore dhe drejtoritë e shkollave urdhërohen të marrin të gjitha masat që viti mësimor 2008-2009, për klasat e nënta të mbyllet me programe të realizuara brenda datës 5 qershor 2009, duke shfrytëzuar orët në dispozicion dhe ditët e shtuna. Notat përfundimtare për çdo lëndë duhet të nxirren brenda datës 5 qershor 2009.
Viti mësimor 2008-2009, për vitet e fundit të shkollave të mesme 4-5 vjeçare urdhërohet të mbyllet me programe të realizuara brenda datës 22 maj 2009, duke shfrytëzuar orët në dispozicion dhe ditët e shtuna. Notat përfundimtare për çdo lëndë të nxirren brenda datës 22 maj 2009. Në periudhën javore 25-29 maj 2009 duhet të zhvillohen konsultime me të gjithë nxënësit për dy provimet e detyruara. Për provimet me zgjedhje konsultimet e grupuara, sipas lëndëve me nxënësit do të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara.
Çdo DAR/ZA duhet të dërgojë brenda datës 25 maj 2009 në AVA emrat e nxënësve të klasifikuar mbetës në përfundim të vitit të fundit (të katërt ose të pestë), të shkollave të mesme, me qëllim që të hiqen nga lista e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.
Në institucionet arsimore private, provimet e lirimit dhe provimet e Maturës Shtetërore me shkrim të zhvillohen në të njëjtat data dhe teste, si dhe në institucionet ekuivalente publike. Për shkollën e mesme pedagogjike për minoritetin grek për provimin gjuha dhe letërsia greke do të përgatitet një tezë e veçantë nga DAR Gjirokastër. A.Rr.
Matura
Fillon shpërndarja e Formularit A1
Shkollat e mesme marrin në ngarkim formularin A1. Formati nëpërmjet të cilit maturantët do të aplikojnë për në shkollat e larta, sipas sistemit të Maturës Shtetërore, nga 19 shkurti ndodhet në çdo shkollë. Drejtoria Arsimore e kryeqytetit informon se inspektorët kanë nisur shpërndarjen e A1-it në të gjitha shkollat publike dhe private të Tiranës. Këtë vit, autoritetet e Ministrisë së Arsimit u kanë dhënë mundësinë edhe maturantëve të maturës 2006, ‘07, ‘08 të aplikojnë për në fakultet. Për ta është përgatitur formulari i posaçëm, A1Z, i cili gjithashtu ka filluar t‘u shpërndahet gjimnazeve. Maturantët e këtij viti që duan të ndjekin studimet e larta, kanë afat për plotësimin e Formularit A1 dhe A1z deri më 10 mars. Sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2009, nga data 1 prill nis shpërndarja e formularit A2, për zgjedhjen e degëve të preferuara.
TAB
Lëndët dhe datat për sesionin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore janë:
a. Në gjimnazet, me kohë të plotë ose të shkurtuar:
1. Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009
2. Matematikë 11 qershor 2009
3. Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009
b. Në shkollat e mesme pedagogjike:

c. Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin:
1. Gjuha dhe letërsia greke 28 maj 2009
2. Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009
3. Matematikë 11 qershor 2009
4. Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009
d. Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja:

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009
e. Në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror):
1. Gjuhë e huaj 27 maj 2009

f. Në shkollat e mesme artistike dhe sportive:
1. Formimi teorik-praktik profesional 28 maj 2009
2. Letërsi dhe gjuhë Shqipe 02 qershor 2009
3. Matematikë 11 qershor 2009
4. Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009
g. Në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike-profesionale 5- vjeçare dhe 3+2-vjeçare: