E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë surprizë, spikasin goleadat e Tiranës dhe Shkumbinit

Kampionët nuk luajnë fare pasi nuk udhëtojnë pukjanët, ndërsa Kamza kualifikohet vetëm me gol në fushën kundërshtare

Nuk ka patur asnjë surprizë në grupin A sa I takon kalimit të turit të parë. Janë kualifikuar më tej të gjitha skuadrat e superligës, madje një pjesë e tyre i kanë kthyer ndeshjet në stërvitore. Shkumbini, që kishte humbur në Burrel, pritej të kthente rezultatin në favor të vet, por kurrsesi me një fitore kaq të thellë, aq më tepër në formacion luanin të rinjtë e ekipit dhe lojtarë që nuk kishin luajtur në kampionat.

Ndërsa i vetmi ekip dje që ka vuajtur ka qenë Kamza. Në fakt, përballë Lushnjës, jo vetëm Kamza, por çdo ekip ka vuajtur. Lushnjarët jo pak herë kanë bërë surprizë në kupë, por këtë janë ndalur. Dhe në fakt janë eliminuar vetëm nga ai gol i pësuar në fushën e Roza Haxhiut një javë më parë, pasi rezultati përfundimtar është 2-2.

Goleadat Tirana ka qenë pritëse dje përballë Himarës, jo si një javë më parë, pavarësisht se të dyja ndeshjet janë zhvilluar në Tiranë. Ndryshe nga një javë më parë, duke pasur edhe një futbollist si Klodian Duro në fushën e lojës, dje bardheblutë kanë shënuar plot 7 gola, ku bie në sy pokeri i Morinës, i cili do ti mbajë mend gjatë këto gola, kur në kampionat nuk ka shumë hapësira. Ka shënuar edhe Duro, duke firmosur që në debutim.

Në total, Tirana shënon 10 gola, duke pësuar vetëm një. Por nuk kanë qenë vetëm bardheblutë ata që kanë shënuar 7 gola dje. Edhe peqinasit kanë shënuar po kaq. Edhe pse Shkumbini ka kërkuar kualifikimin, pasi ishte mundur 2-1 në ndeshjen e parë, trajneri Mile ka hedhur pothuajse formacionin e dytë përballë Burrelit, duke u thënë që u takon atyre ta bëjnë përmbysjen. Dhe duke hyrë me këtë ambicie, peqinasit shënojnë plot 7 herë, ku bie në sy tripleta e Llucës, edhe ky i fundit do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje.

Kampionët sluajnë Korçarët dje as janë lodhur fare. Noshta trajneri Duro më mirë do të kishte preferuar të zhvillonte një ndeshje testuese me Tërbunin. Gjithsesi, ka patur nga ata në kampin korçar që kanë deklaruar që më mirë që nuk luajtën ndaj pukjanëve, sepse miqtë do luanin rëndë dhe mund të kishte ndonjë dëmtim tjetër në radhët e korçarëve, pasi në ndeshjen e parë në Pukë u luajt rëndë. Ndërsa Vllaznia e kthen në seancë stërvitore me Butrintin modest, por duke mos pasur si qëllim shënimin e shumë golave, duke mos dashur të turpërojnë sarandiotët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›