E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad shpreh keqardhje për rrëzimin e aeroplanit turk

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se do të dëshironte që forcat e Sirisë të mos e kishin rrëzuar aeroplanin luftarak turk muajin e kaluar.

Në intervistën për gazetën turke, Xhumhuriet, presidenti Assad tha se nuk do të lejoj që ngritja aktuale e tendosjeve ndërmjet dy vendeve të shndërrohen në luftë të hapur.

Assad tha se forcat siriane kishin marrë vesh se aeroplani vëzhgues i takonte Turqisë, vetëm pasi e kishin rrëzuar atë më 22 qershor.

Presidenti sirian tha se “100 për qind” i vie keq që ishte rrëzuar aeroplani.

Turqia, anëtare e NATO-s, i është përgjigjur këtij incidenti duke e forcuar praninë e forcave të veta në kufirin me Sirinë dhe ka tërhequr vërejtjen se do të ndërmarrë aksion ushtarak kundër çfarëdo depërtimi të ushtrisë së Sirisë.

Mijëra refugjatë nga Siria kanë kaluar në Turqi duke ikur nga konflikti atje, ndërsa Ankaraja i ka bërë thirrje Assadit që të tërhiqet.

Në ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anatolia, raportoi se 293 sirianë kanë dezertuan në Turqi, përfshirë edhe 85 ushtarë.

Sipas këtij raporti, në mesin e dezertuesve gjendet edhe një gjeneral dhe disa oficerë të tjerë.

Nga ana tjetër, aktivistët sirianë thonë se një gjeneral i artilerisë dhe shtatë oficerët e tjerë që dezertuan, ishin larguar nga provinca Homs e Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›