Assange “bllokon” fjalimin e Bushit

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 16:00
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka anuluar fjalimin në Denver të Kolorados. Kjo për shkak se themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, ishte ftuar të ndiqte të njëjtën ngjarje.
Zëdhënësi i Bushit tha se ish-presidenti nuk ka dashur të ndajë një forum me “atë që në mënyrë të përsëritur i ka bërë dëm të madh Shteteve të Bashkuara”.
As Assange nuk do të jetë i pranishëm, derisa është në pritje të ekstradimit nga Londra në Suedi, ku akuzohet për krime seksuale.