Obama priti Galanxhin
Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 16:30
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Gilbert Galanxhi, paraqiti këto ditë letrat kredenciale tek presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Në një prononcim, Galanxhi theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
Para se të merrte detyrën e ambasadorit në Washington, Galanxhi ishte ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së. Karrierën diplomatike në Shqipëri ai e ka filluar në vitin 1994, si zëdhënës i ministrisë së Jashtme. Më pas ai ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Argjentinë.