Greqia e ashpër ndaj të huajve

Sipas rezultateve të studimit për vitet 2004-2006, të zhvilluar në mesin e 767 të dënuarve në Greqi, ku pas grekëve me 385 vetë ose 50.2 për qind, vijnë shqiptarët me 174 vetë ose 22 për qind, të akuzuarit grekë për çështje droge marrin dënime të shkallës më të ulët, nga 3 muaj deri 6 vjet, kurse 60 për qind e të huajve marrin dënime të shkallës më të lartë, nga 6 vjet, deri në burgim të përjetshëm.
Me burgim të përjetshëm dënohet vetëm 1.3 për qind e totalit të shkelësve grekë të ligjit, kurse për të huajt kjo shifër arrin në 6.3 për qind.
Numri i të huajve, që dënohen nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm është 3 herë më e lartë se ai i shkelësve grekë.
“Është me interes të veçantë fakti që shikon një trajtim më të disfavorshëm të imigrantëve shqiptarë në krahasim me imigrantët e tjerë aziatikë” nënvizon eksperti dhe profesori Vasilis Karidis, duke theksuar rolin e “stereotipit negativ”, të zbehur në fakt, siç vëren, me kalimin e viteve. Kështu në qoftë se për grekët mesatarja e viteve të dënimit është 5.1 vjet, për shqiptarët është 10.5 dhe për afrikanët 8.3 vjet.